Baraj: PS nuk bojkoton Bashen
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Këshilltarët socialistë të këshillit të ri bashkiak të Tiranës, do të marrin pjesë në mbledhjen e parë, ku do të bëjë betimin kryetari i ri, Lulzim Basha. Vendimi duket se është marrë tashmë, për të mos bojkotuar, mbledhjen e ditës së hënë, raportoi Gazeta Shqiptare, duke cituar Besnik Barajn, kryetari i PS-së për Tiranën.
“Nëpërmjet manipulimit të institucioneve të pavarura vjen dhe ulet në këtë karrige, Lulzim Basha. Kemi të bëjmë me një mosbesim të jashtëzakonshëm të krijuar në raport me opozitën sot. Kur vjen me vota të vjedhura së pari, ka një impakt të jashtëzakonshëm në të gjithë klimën që do të krijohet në raportet pozitë-opozitë në bashki”, tha zoti Baraj.
“Megjithatë, opozita do të marrë pjesë ditën e hënë në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të luajtur rolin e vet, të një opozite shumë të fortë, konstruktive, e cila do të denoncojë gjithçka që bëhet dhe është bërë në dëm të qytetarit të Tiranës”, konfirmoi ai.
I pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbajë PS-ja, tashmë në opozitë në këshillin bashkiak, zoti Baraj tha se “kjo do të varet nga klima që do të krijojë vetë pozita e sotme në bashki, e ardhur me votat e vjedhura, në raport me opozitën e bashkisë”.