e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Video: FIFA lejon talentin shqiptar te luaje per Barcelonen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Video: FIFA lejon talentin shqiptar te luaje per Barcelonen

Talenti shqiptar që luan te të vegjlit e Barcelonës, Labinot Kabashi ka marrë një lajm të gëzueshëm këtë të hënë. Ai ka marrë lejen e FIFA-s për të luajtur me ekipin e të rinjve të Barcelonës.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle, “Sport.es”, sipas së cilës, Kabashi, së bashku me lojtarin tjetër, Ima del Kabbou, mund të luajnë për ekipin e të rinjve të gjigantit katalunas qysh të martën, kundër El Prat.

Kjo e përditshme spanjolle e përshkruan si mjaft të vështirë për Kabashin dhe familjen e tij, periudhën kur lojtari nuk kishte të drejt loje, për shkak të rregullave të FIFA-s.