e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

UEFA shpall kandidatin e vet per president te FIFA-s

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
UEFA shpall kandidatin e vet per president te FIFA-s

UEFA ka bërë të ditur se do të mbështesë kandidaturën e Xhani Infantinos në zgjedhjet për pasardhësin e Zep Blaterit në krye të FIFA-s.

“Qeveria” evropiane e futbollit konfirmoi mbështetjen unanime për kandidaturën e sekretarit të përgjithshëm pas këshillimit me të gjitha federatat anëtare.

Në një deklaratë të shkurtër UEFA e cilëson Infantinon si njeriun e duhur për të ringritur FIFA-n pas skandalit të korrupsionit që e detyroi Blaterin të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet e ardhshme për presidentin e ri përbëjnë një moment thelbësor në qeverisjen e lojës dhe vetë FIFA-n. Ne besojmë se Xhani Infantino i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për t’u bërë ballë sfidave të mëdha që ka përpara dhe ta udhëheqë organizatën në udhën e reformimit duke ia rikthyer integritetin dhe besueshmërinë”, thuhet në deklaratë.