e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vetëm 2 fitore në 16 vitet e fundit në kryeqytet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vetëm 2 fitore në 16 vitet e fundit në kryeqytet

skenderbeu-partizaniSkënderbeu ka një bilanc negativ me Partizanin, veçanërisht në ndeshjet e zhvilluara në kryeqytet. Në total, mes dy skuadrave, janë luajtur deri më tani 107 ndeshje të vlefshme për kampionatin, teksa vetëm në 20 prej tyre kanë fituar korçarët. Plot 62 takime janë fituar nga Partizani, ndërsa 25 përballje janë mbyllur në barazim.

Nëse shikon statistikat e ndeshjeve në 16 vitet e fundit, kampionët në fuqi kanë arritur vetëm dy fitore në kryeqytet. Për herë të fundit, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka mposhtur të kuqtë në "Qemal Stafa" më 4 maj të vitit 2014 me shifrat 1-2.

Në këtë takim shënonte fillimisht Bledi Shkëmbi e më pas Pero Pejiç do të vuloste triumfin. Ndërsa përpara kësaj fitoreje, Skënderbeu kishte mundur Partizanin në transfertë në vitin 2000 me shifrat 2-3, pikërisht në një sezon ku të kuqtë u rrëzuan për herë të parë nga Kategoria Superiore.

Në 10 ndeshjet e fundit të zhvilluara në kryeqytet, Skënderbeu ka marrë vetëm dy fitore, ndërsa Partizani 6 dhe dy ndeshje kanë përfunduar në barazim. Ndërkohë, sa i përket golavarazhit në total të 107 përballjeve mes ekipeve ai është i thellë në favor të Partizanit, 195-70.