e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Veron: Roberto Mançini deshi të më rrihte kur luanim bashkë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Veron: Roberto Mançini deshi të më rrihte kur luanim bashkë
Ish-mesfushori i njohur argjentinas, Huan Sebastian Veron, ka deklaruar se trajneri aktual i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka tentuar që ta rrahë njëherë, kur kanë qenë të dy lojtarë të Sampdorias. “Në një ndeshje ndaj Piaçencës, Mançini më ulëriti, duke më thënë se duhej të vrapoja më shumë. Unë u mërzita nga fjalët e tij dhe ia ktheva me të njëjtën mënyrë. Pas ndeshjes këtë detaj e kasha harruar, por jo Mançini. Ai po më priste në dhomat e zhveshjes dhe ishte bërë gati për të më rrahur. Nuk e di se si shpëtova”, ka thënë Veron për Mançinin.