Palermo zyrtarizon blerjen e shqiptarit Mehmeti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra italiane e Serie A, Palermo, të martën ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Agon Mehmeti, njofton “ansa.it”. Mehmeti së fundi luajti për skuadrën e elitës së futbollit të Suedisë, Malmo. Ai me Palermon ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2016. “Palermo e ka bërë zyrtare blerjen e Mehmetit”, shkruan “ansa.it”. Mehmeti 22-vjeçar pritet të debutojë në fundjavë kundër Napolit në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit italian. Sulmuesi nga Podujeva prej vitit 2008 ishte pjesë e Malmos. Ai me fanellën e ekipit suedez shënoi 23 gola në 88 paraqitje, derisa është edhe pjesë e Përfaqësueses Shpresa (U21) të Suedisë, ku në 8 ndeshje ka shënuar dy gola