e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vendimi i UEFA-s, De Biasi: Do jemi fitues

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vendimi i UEFA-s, De Biasi: Do jemi fitues

Siç ishte lajmëruar 8 ditë më parë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, mbajti një konferencë para medieve. Pavarësisht se qëllimi kryesor i kësaj dalje, ishin dy takimet e kombëtares, vëmendja u kthye nga vendimi i UEFA-s. De Biasi siguroi se vendimi i “qeverisë së futbollit” do të apelohet dhe do jetë në anën tonë.

“Do të apelojmë vendimin. Ne nuk mund të luanim në atë situatë. Kam besim se, në fund do të dalim të fituar”, deklaroi De Biasi.

Trajneri i Kombëtares u shpreh pozitiv, lidhur me përgatitjet për ndeshjet miqësore kundër Francës më 14 nëntor, në Rene dhe asaj kundër Italisë më 18 nëntor, në Genova.

“Përballemi me dy skuadra shumë të mira. Këto dy ndeshje do të na shërbejnë për të ardhmen. Po punojmë mirë për “Francë 2016”, por duhet akoma punë. Skuadrat rivale kanë vite që punojnë”, tha trajneri Gianni De Biasi.