e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Olimpiakos hedh ne gjyq Erion Bracen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Olimpiakos hedh ne gjyq Erion Bracen

Një koment i deputeti të Partisë Socialiste në rrjetin social “Facebook” ka shkaktuar reagim ligjor nga ana e ekipit të futbollit grek, Olimpiakos. Tifozi i Juventusit, Erion Braçe pak minuta pas përfundimit të takimit për Ligën e Kampionëve Juventus-Olimpiakos që përfundoi me rezultatin 3-2 shkruante se ekipi grek është ekipi më i ndryrë i Evropës.

“Juventus bën detyrën dhe mund ekipin më të ndyrë të Evropës”, komentonte Braçe.

Ky koment është quajtur “qesharak” dhe “fyes” nga Drejtori i Komunikimit të Olimpiakosit, Konstantinos Karapapas.

“Ky qëndrim qesharak që fyen Olimpiakosin (dhe fatkeqësisht është anëtar i parlamentit) do të zgjidhet në gjykatë nga Olimpiakos”, shkruan Parapapas në profilin e tij personal në “Facebook”.