Ve bast per fitoren 7-1 te Gjermanise, fiton 35 mije euro
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bixhozi, dihet që ndonjëherë të nderon. Dhe të nderon mirë madje. E konfirmon këtë një bastvënës kurajoz, i cili gjatë gjysmëfinales së parë të këtij Botërori në Brazil 2014, ka vënë bast 20 dollarë për fitoren 7-1 të Gjermanisë kundër të zotëve të shtëpisë.
Madje, duke përfshirë edhe një gol të Khedirës, i cili në të vërtetë shënoi. Rezultati? Fitoi jo pak, por 35 mijë euro. E vërtetë apo false? Në rrjetet sociale shfaqet edhe imazhi i skedinës. Për momentin gjithçka duket e vërtetë…