e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Vdes ne moshen 22-vjeçare ylli shqiptar i futbollit amerikan

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vdes ne moshen 22-vjeçare ylli shqiptar i futbollit amerikan
Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënen me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke u stërvitur me lojtarët e ekipit të vet. Ishin te kota përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave, që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjeçare

“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan në tërë rajonin”, tha kapiteni Steve Goralski.

“Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane, të cilën po e shijonte me suksese të shumta, ndersa buzëqeshja e tij do mbetet gjithmonë ne mendjen time”, tha ai.

Sipas dëshirës së tij, të cilën ai kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij para se sa të vdiste, ai dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij. Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” ka hapur një llogari për të mbledhur para që ta dërgojnë atë në vendlindjen e tij në Shqipëri.