Vazhdon drama e veriut, banoret pa ushqime dhe energji!
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Situata në veri të vendit është paraqitur ditën e djeshme sërish me probleme pasi ndihmat me helikopterë nuk kanë mundur të shpërndahen për shkak se dëbora ka filluar sërish dhe fluturimet në zonat emergjente kanë qenë të pamundura. Gjatë mëngjesit të së mërkurës, shpërndarja e ndihmave është vështirësuar ndjeshëm duke bërë të pamundur edhe vazhdimin e operacioneve të ndihmës nga ajri. Helikopterët e ushtrisë mundën të kryejnë fluturime vetëm drejt Shalës dhe Shoshit, duke përfunduar operacionet e mëngjesit, por duke anuluar ato të parashikuar në komuna te tjera të vendit gjatë ditës. Sipas Shtabit te Emergjencave Civile në vend nuk është paraqitur asnjë urgjencë mjekësore për të mërkurën, nga zonat e bllokuara nga dëbora, por janë transportuar me helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë disa të sëmurë për shërbime mjekësore më të specializuara në Tiranë.
Zonat e bllokuara
Situata vazhdon të jetë e njëjtë me atë të një ditë më parë. Rreth 38 persona në zonat e bllokuara nga bora, kryesisht gra shtatzëna dhe fëmijë, kanë arritur të marrin deri tani ndihmën e duhur mjekësore, duke u transportuar në kohë në spital nga njësia e helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por në disa raste misioni nuk është përmbushur, siç ndodhi të mërkurën në komunën Arrën të Peshkopisë, kur helikopteri është kthyer mbrapsht si pasojë e kushteve të këqija të motit. “Deri më tani kemi marrë 5 njoftime por urgjent ishte rasti në Arren ku ishte një grua shtatzënë, ishte në ditët e fundit, nuk e morëm dot, kishte mjegull. Më i vështiri ka qenë një rast në Radomir ku kemi marrë një grua shtatzënë dhe ishte fat pasi për pak sekonda do bllokoheshim dhe ne atje, bashkë me të sëmurën, nuk do të binim dot këtu”, thotë piloti Albert Xhafaj. Përveç rrugëve nacionale, zonat rurale vazhdojnë të jenë të izoluara.
Në disa fshatra të Dukagjinit mungon energjia elektrike dhe për pasojë nuk ka edhe asnjë mundësi komunikimi me banorët për shkak të ndërprerjes së shërbimit telefonik celular. Sipas Komitetit të Emergjencës, autokolona e Forcave të Armatosura është dislokuar në Kukës me 25 mjete për të realizuar operacionet e përcaktuara nga Shtabi i Emergjencës dhe Komiteti Ndërministror. Ndërkohë që edhe pse vazhdon intesivisht puna per zhbllokimin e situatës në rrugët rurale dhe komunale në zonat, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ende nuk ka ndonjë komunë të dalë nga izolimi, për shkak edhe të reshjeve të mesditës. Një tjetër pengesë që hasin pilotët gjatë udhëtimit të tyre drejt komunave që kanë emergjenca shëndetësore është dhe dërgimi me vonesë i pacientëve pranë helikopterit, gjë që shpesh herë ka vënë në rrezik jetën e tyre. Për këtë arsye, shefi i Njësisë së Helikopterëve të Shëndetësisë Albert Xhafaj i ka bërë apel banorëve dhe pushtetit vendor të bashkëpunojnë me pilotët me qëllim që misioni të përmbushet me sukses. “Që nga pragu i derës e deri tek helikopteri nëse distanca është, le të themi 30 metër, duhet gjysmë ore të përshkohet.
Evakuohen 4 familje, shembet çatia e pallatit në Martanesh
Reshjet e dëborës kanë rinisur dje në të gjithë zonën verilindore të vendit. Pesha mbi çatitë e godinave apo banesave dhe vjetërsia e tyre, për pak sa nuk kanë shkaktuar një tragjedi në zonën e Martaneshit. Një nga pallatet e vjetra tre katëshe, ku banonin mbi 10 familje, është dëmtuar në pjesën e çatisë. Dëbora ka shembur pothuajse të gjithë çatinë e katit të sipërm, duke lënë të pastrehë të paktën 4 familje. Rreth 20 anëtarë u evakuuan menjëherë duke sistemuar tek të afërmit, ndërsa u njoftua Shtabi i Emergjencave dhe autoritetet vendore. Nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka të dëmtuar në njerëz, pasi banorët kanë ndjerë rrezikun dhe janë evakuuar më parë. Ngjarja sipas autoriteteve vendore, është shënuar gjatë orëve të mesditës. Ndërsa përgjatë harkut kohor të 24-orëve strukturat e Policisë së Qarkut Dibër kanë evidentuar gjithsej 7 kërkesa për ndihmë nga familjarë të zonave të bllokuara, të cilëve u është dhënë ndihma e nevojshme kryesisht për transportimin e tyre drejt qendrave spitalore Dibër dhe Bulqizë. Është ndihmuar një banor i moshuar nga Lladomerica, i cili është transportuar drejt spitalit te Bulqizës, tre banorë nga komuna Sllovë me probleme të ndryshme shëndetësore, dy nga komuna Muhurr, si dhe një grua nga komuna Fushë-Alie. Reshje dëbore janë raportuar të bien në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Librazhdit.
Moti i keq, pa energji Kukësi, Hasi, Kruma dhe Kalimashi
Si pasojë e motit të keq, që ka prekur prej javësh veriun e vendit është dëmtuar ditën e djeshme linja 110 kË Fushë Arrëz-Kalimash. CEZ Shpërndarje ka njoftuar dje se prej dëmtimit të kësaj linje kanë mbetur pa energji Kukësi, Hasi, Kruma dhe Kalimashi. CEZ Shpërndarje shton gjithashtu se “bashkë me OST po punon për riparimin e defektit”.
MPPT jep situatën e rrugëve problem veriu e verilindja
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton për situatën e rrugëve në të gjithë vendin. Problematikë mbetet veriu dhe verilindja e vendit ku po punohet për pastrimin e akseve rrugore. Disa akse tashmë janë të kalueshme dhe me zinxhirë.
Ura e Topojanit–Peshkopi
Qarkullimi kryhet me zinxhirë
Deri në Maqellarë, me vështirësi
Me zinxhirë deri në Peshkopi.
Rr.Maqellarë–Bllatë e kalueshme me zinxhirë, me dy kalime
Rr.Peshkopi-Muhur-Qafë Draj deri në Zall-Dardhë me një kalim me zinxhirë
Pjesa deri në Draj Reç e bllokuar,
Rr.Qafë Bualli-Ura e Topojanit kalim me zinxhirë
Rr.Bulqizë (U.Cerenecit)–Steblevë e bllokuar
Deri në Ziçisht me zinxhirë.
Rr.Qafë Bualli-Krastë qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë.
Rrethi Matit Qarkullimi me zinxhirë
Rr.Skuraj-Burrel-Qafë Bualli pa zinxhirë
Pjesa në vazhdim me zinxhirë.
Rr.K/Rrugë Kombëtare-Ulëz qarkullimi kryhet pa zinxhirë
Reshje dëbore në Qafën e Llogarasë dhe Qafa e MuzinësRr.Vlorë–Borsh, në Qafën e Llogarasë kalimi me zinxhirë
Gjirokastër
Rr.K/Jorgucat–Muzinë, qarkullimi me zinxhirë
Korçë
Rr.Libonik-Lozhanë–Grabovë deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë.
Rr.K/Boboshticë-Dardhë me zinxhirë
Nga km (13 – 14) i bllokuar
Rr.K/Zëmblak-Goricë-Doganë 32 me përjashtim të Qafës së Zvezdës qarkullim me zinxhirë
Pjesa tjetër pa zinxhirë.
Rr.Korçë-Voskopojë 20 deri në Gjenomadh pa zinxhirë
Pjesa tjetër me zinxhirë me një kalim me xhepa ndërrimi
Rrethi Pogradecit s`ka probleme
Kolonjë
Rr. Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik qarkullohet me zinxhirë në Gërmenj 6 km
Kukës
Rr.Kukës-Qafë Shllak deri në Shën Mëri është hapur qarkullimi me zinxhirë
Po punohet për hapjen e rrugës drejt Qafë Shllak.
Rr.Kukës – Krumë qarkullimi me zinxhirë.
Rr.Kukës-Draj Reç (Peshkopi) deri në K/Domaj është hapur
Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë
Pjesa deri në Draj Reç e bllokuar
Rr.Kukës–Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë
Pjesa tjetër e bllokuar, trashësia e borës 2.2 m.
Has
Rr.Krumë-Qafë Prush qarkullimi me zinxhirë
Rr.Kam–Krumë qarkullimi me zinxhirë
Tropojë
Rr.B.Curri–Kam, e bllokuar në Qafë Luzhë
Rr.B.Curri – Fierzë, e kalueshme me zinxhirë.
Rr.B.Curri-Sopot-Qafë Morinë, e kalueshme lirisht me zinxhirë
Dalje Tuneli Kalimash-dogana Morinë
E kalueshme pjesërisht me zinxhirë
(80 % pa zinxhirë dhe 20 % me zinxhirë)
Në Pukë situata është përmirësuar.
Rrethi Shkodër, temp. të ulëta (-3 gradë), nuk ka reshje
Rr.D/Laç–Koman, qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë.
Rr.Ura e Bunës–Shirokë, e kalueshme me një korsi
Malësi e Madhe
Temperatura të ulëta (-2 gradë), nuk ka reshje
Rr.K/Shkodër-Hani Hotit e kalueshme pa zinxhirë
Rr.K/Dedaj-Razëm e kalueshme me zinxhirë.
Rr.K/Koplik–Bogë, e kalueshme me zinxhirë.
Pukë
Nuk ka reshje bore, temperaturat janë të ulëta (-4 gradë)
Rr.Q/Qelë–Pukë, e kalueshme me zinxhirë
Pukë-F.Arrëz-Qafë Mali.
Pukë deri në Komunën Rrape e bllokuar
Pjesa deri në Fushë Arrëz qarkullimi me zinxhirë
Deri tek klubi “Bora” + 2 km e hapur me zinxhirë
Rr.Qafë Mali-Qafë Shllak rruga është e bllokuar nga ortekët
Rr. Qafë Mali–Fierzë. Rruga është e bllokuar nga ortekët,
Rr.K/Hadroj-Q.Bene, e kalueshme me zinxhirë.