Vatikan- Papa pershendet dekretin e shkisherimit per gjakmarresit
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Papa i Vatikanit mbështet dekretin e Kishës Katolike Shqiptare për shkishërimin e gjakmarrësve me anë të një letre dërguar në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Papa Bendikti i XVI-të ka përshendetyr këtë vendim duke theksuar se shkishërimi është një mënyrë për t`i dhënë fund gjakmarrjes. Letra e Papës së Vatikanit vjen pas dy javësh që kur u mor vendimi nga Kisha Katolike Shqiptare për të kshishëruar të gjithë besimtarët që vendosin të vrasin për motive gjakmarrjeje.
Letra është lexuar për besimtarët e krishterë nga famullitari i Shkodrës, dom Gjovalin Sukaj, gjatë inaugurimit të kishës së re në fshatin Nënshat, ku merrte pjesë edhe i dërguari i Papës, eminenca e tij, kardinal Santos Abril Y Castello.
Të gjitha katolikët shqiptarë që kryejnë krimin e vrasjes, edhe për motive gjakmarrjeje do të çkishërohen. Ky ka qënë dekreti i marrë nga Metropolia e Shkdorës, Lezhës dhe Sapës për të frenuar fenomenin mesjetar që ka zënë vend prej shekujt veçanërisht në veri të vendit.
“Dekreti është për të gjithë ata që vrasin apo marrin gjak”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Kishës Katolike.
Ndërkohë i pari mbi të cilin ka rënë dekreti i Kishës Katolike për shkishërimin ka qënë, Kastriot Zhubën, personin që vrau qëlloi mbi një familje duke vrarë 3 anëtarët e saj, tragjedi e ndodhur pak ditë më parë në Blinisht të Lezhës.
Në ceremoninë mortore të tre viktimave të së njëjtës familje priftërinjtë kanë lexuar Biblën dhe dekretin e shkishërimit për Zhubën.