e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Po kerkoni pune? shkoni ne Shqiperi

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Po kerkoni pune? shkoni ne Shqiperi
Greqia prej vitit 2009 ndodhet në krizë ekonomikë dhe kjo ka sjellë që shumë persona të humbin vendet e punës. Në një kohë kur situata nuk po ndryshon, është historia ajo që po ndryshon. Tani nuk ka më dyndje të emigrantëve shqiptarë në drejtim të Greqisë. Nuk është se po ndodh e anasjellta por shumë shtetas grek po vijnë të kërkojnë punë në Shqipëri. Këtu nuk bëhet fjalë për punëtore krahu siç ndodh me rastin e emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Greqi, por për profesionistë.

Gazeta greke “Trikalavoice”, raporton se shumë inxhinierë dhe ndërtuers po shkojnë të punojnë në Shqipëri duke qenë ky vend është ndër vendet që po njeh rritje më të madhe të ekonomisë.

“Shumë projekte publike dhe private janë duke u zhvilluar këtë vit në Shqipëri, ata kanë nevojë për njerëz me ekspertizë dhe përvojë”, raporton “Trikalavoice”, e cila bën të ditur se më shumë se dhjetë inxhinierë dhe ndërtues nga Trikala po kërkojnë mundësi për të punuar në Shqipëri për faktin se “Shqipëria po rritet me shpejtësi në një Evropë ...që po tkurret”.

Trikala është një qytet që ndodhet në veriperëndim të Greqisë. Por Trikala quhet edhe rajoni që përfshinë qytetet si Jananina, Metsova, Selaniku dhe Larisa.