'Jam djali i filanit', si privilegjohen nga drejtesia femijet e politikaneve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ledio Ruçi, Konstandin Xhuvani, Shkëlzen Berisha, etj. Çfarë kanë të përbashkët, e çfarë i ndan?
Prindërit e tyre janë të famshëm, një fakt ky për të cilin jo të gjithë duhet të jenë detyrimisht të lumtur. Ngaqë prindërit e tyre janë politikanë, fëmijët janë penalizuar, ashtu si, me siguri, në raste të tjera kjo ua ka bërë jetën më të lehtë. Është “çmimi” që duhet të paguajnë, për diçka që nuk e kanë zgjedhur ata… por u ka rënë për pjesë. Disa herë janë dukshëm arrogantë! Frekuentojnë vazhdimisht jetën e natës. Kanë shoqëri të zgjeruar. Janë të rinj që bëjnë diferencën edhe në tavolinë. Arsye të mjaftueshme për ta ndjerë veten të pushtetshëm, ashtu si edhe prindërit e tyre. Sigurisht edhe këtu ka diferencime.
Djali i Bashkim Koplikut
Po për të trajtuar këtë temë u nisëm nga rasti i fundit që ka si protagonist djalin e ish-zëvendëskryeministrin Bashkim Koplikut, Romir Koplikut. Ky i fundit sipas mediave ka ndjekur me makinë eskortën e kryeministrit Berisha. E në fund është i lënë i lirë, sepse sipas policisë ka qenë i pirë. Por nëse një qytetar i thjeshtë do të kishte ndjekur eskortën e kryeministrit do të dilte vërtet kaq lehtë nga komisariati?
Ledio, apo djali i Gramoz Ruçit?
Ledio, djali i Gramoz Ruçit, deputetit të Partisë Socialiste, ka qenë vazhdimisht pjesë e kronikave televizive dhe faqeve të gazetave, me problematikat që ka shkaktuar, herë krejt rastësisht, e herë, siç pretendon vetë, si viktimë e politikës për shkak të të atit.
Djali i penduar i Luiza Xhuvanit…
Një tjetër rast ishte ai i Konstandin Xhuvanit. Nëna e tij Luiza, është aktore e njohur dhe deputete e ardhur rishtas në Partinë Socialiste, si dhe bashkëshorte e Gjergj Xhuvanit, njeri influent i botës së artit. Në shkurt të vitit të kaluar djali i tyre u akuzua për vrasjen e Alfred Musabelliut 26-vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Visha” në një bar pranë “Qytetit Studenti” në Tiranë. Në fund të një procesi të bujshëm gjyqësor (jo të gjitha rastet e tjera të vrasjes kanë të njëjtin mbulim mediatik) ai u dënua me 2 vjet burg. Në seancën gjyqësorë shprehu pendesën e tij duke pohuar se: “Jam penduar për atë që ndodhi. Nuk doja kurrsesi që të ndodhte, por kur i pashë në dorë pistoletën që ia kishte drejtuar shokut tim, e kam shkrepur armën unë i pari dhe menjëherë më pas u pendova për atë që bëra”. Por odiseja e tij nuk përfundoi me kaq. Dy ditë më parë ai mori një tjetër dënim: 2 muaj të tjerë burg për goditjen e një polici gjatë kohës që gjendej në paraburgim në korrik të vitit të kaluar. Por në rastin e tij, debati ishte: a është i drejtë vendimi për t’u dënuar vetëm me 2 vjet burg? Ai vetë pretendon se e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes, ndërsa janë shumë ata që nuk i bind dot ky pretendim…
Standart i dyfishtë…?
Dhe vijmë në një tjetër emër; Shkëlzen Berisha. Në çështjen “Gërdeci” emri i djalit të kryeministrit ishte një ndër më të lakuarët, e përpos kësaj ai nuk e shkeli asnjëherë derën e gjykatës, të thoshte fjalën e tij qoftë për të dëshmuar. Përfshirja dhe dijenia për fabrikën e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec nuk u vërtetua kurrë nga ana e organeve gjyqësore, hetimet shtangeshin sa herë përmendej djali i kreut të qeverisë.
Të tjerë
Por lista nuk mbaron me kaq. Probleme me drejtësinë për arsye të ndryshme kanë pasur edhe Kiri Hajdari, apo djali edhe djali i Arta Dades, e shumë të tjerë që politikanët kanë arritur t’i mbajnë larg faqeve të para të gazetave.
Jam djali i…
Shkelin shpesh rregullat e qarkullimit rrugor, por nuk merren masa ndaj tyre. E dini pse, në momentin që hapin xhamin dhe polici u kërkon dokumentat, përgjigja është; Jam djali i filanit dhe reagimi nga ana tjetër është; “Lëre, mos e kontrollo, vazhdo, kalofshi mirë”, reagojnë thuajse njëzëri policët që mbajnë veshur uniformën e shtetit dhe jo të pushtetit.
Blloku
Zona e ish-bllokut, me lokalet e shumta, kthehet jo pak herë në ‘arë gladiatorësh”. Protagonistë janë fëmijë biznesmenësh, politikanësh dhe nëpunësish të administratës shtetërore. Dy vite më parë, një nga efektivat e grupit të gatshëm u pezullua nga detyra, pasi u akuzua se kishte dhunuar fizikisht djalin e ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Policia kishte marrë një telefonatë për prishje të qetësisë publike në një nga lokalet e natës në kryeqytet, por pikërisht në momentin që ndërhynë, Hajdari kundërshton punonjësit e policisë, duke refuzuar të shoqërohej në komisariat. Gjatë tentativës për ta hipur në furgon, ai pëson një tërheqje muskulare në krah dhe tashme nga i “akuzuar” për kundërshtim të punonjësve të rendit, akuzoi strukturat e rendit për ushtrim dhune.
Pusht-eti
Megjithë kleçkat që shfaq politika, gjithkush mund të ngrejë një pyetje: Po të ishin djemtë e tyre të akuzuar për këtë vepër, a do liheshin të lirë? Apo, a mund të akuzohen padrejtësisht fëmijë të prindërve pa emër, pa pushtet, pa interesa politike? Pavarësisht se nëse do ishin djemtë e thjeshtë të ndonjë qytetari, në fytyrë do i përplasej ligji dhe vetëm ligji. Jemi naivë kur mendojmë se ligji, në fakt, nuk është i drejtë me këdo?
Psikologët shprehet se “Ndjesia e pushtetit, ngaqë prindërit janë influentë, bën që edhe fëmijët e tyre të ndihen të pushtetshëm. Mosha e re, e paekuilibruar emocionalisht (adoleshenca), plus papjekuria sociale, i bën shpesh të papërgjegjshëm”. Për të gjitha këto ndikojnë një sërë faktorësh: Mënyra se si janë rritur e edukuar nga familja, por edhe një shoqëri që i mban në frymën e arrogancës së pushtetit. Mosha e re, liria krejtësisht e shfrenuar dhe paraja, i ka bërë që të jenë pjesë e atij kontingjenti problematik”. Por nëse eksesi bëhet mënyrë jetese për vite me radhë, fundi asnjëherë nuk është i lumtur…