Vata: Klanet dhe te paaftet jane plaga e futbollit tone
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në krye të klubeve shqiptare ka njerëz të paaftë, njerëz pa nivel dhe të përfshirë në klane të caktuara, pikërisht këto po e shkatërrojnë futbollin tonë. Ky është konkluzioni i trajnerit të Vllaznisë, Rudi Vata, i cili ka thyer kështu heshtjen dhe ka prekur fenomenet negative të sportit më të dashur në vendin tonë. Klanet dhe të paaftët - “Ka faktorë kundër meje në Shkodër, por sigurisht ka edhe njerëz, intelektualë, që e duan Rudi Vatën në Shkodër, janë ata që e kuptojnë fare mirë se si mendon dhe punon Rudi Vata, siç ka edhe njerëz që kanë mbaruar dy klasë apo katër klasë shkollë, që sigurisht nuk u intereson ajo çfarë ofroj unë. Nuk më shqetëson fakti se nuk më duan njerëzit, por që e duan progresin. Në Shqipëri ka njerëz që e duan progresin dhe unë jam në shërbim të së mirës. Por ka edhe njerëz që u shërbejnë klaneve të caktuara, që kanë si qëllim antifutbollin, ndërsa unë jam për ‘fair-play’-n, pra për lojën e pastër dhe korrekte. Jam këtu për të bërë dhe për të dhënë më të mirën për futbollin shqiptar. Sigurisht, që dikush mendon se Rudi Vata po bëhet trajner i madh dhe hajde ta shkatërrojmë dhe t’i prishim punë. Por koha do ta vërtetojë amarotizmin dhe profesionalizmin”, ka thënë ndër të tjera tekniku i kuqebluve.
Akuza klubit - Për trajnerin e shkodranëve, Rudi Vata, nuk ishte e thënë që gjërat të shkojnë vaj dhe në merkaton e janarit. Ai ka “shigjetuar” dhe “akuzuar” njerëzit e klubit që, sipas tij, nuk iu përgjigjën interesave apo projektit të tij për një Vllazni ndryshe. “Klubi nuk u është përgjigjur siç duhet kërkesave të mia në merkaton e janarit, ndërkohë që mendoj se i kishte mundësitë. Kështu na janë larguar pesë futbollistë dhe asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuar siç duhet. Sidomos largimi i sulmuesit Xhevahir Sukaj. Dhe ky është një minus shumë i madh për Vllazninë. Ndërkohë që kam kërkuar që në janar te kuqeblutë të afroheshin tre lojtarë nga Tirana dhe dy nga Bylisi, të cilët do ta kompletonin disi skuadrën shkodrane, por nuk erdhën”, tha në fund trajneri Rudi Vata
Rinovimi i kontratës - Do e dëshironte shumë vazhdimësinë në krye të Vllaznisë, por për momentin është i dyzuar, pasi, sipas tij, kushtet nuk janë ato që do të donte. “Unë kam nënshkruar një kontratë me Vllazninë e Shkodrës deri më 31 maj të këtij viti. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Lorenc Lukën, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës dhe njëkohësisht dhe president i klubit të futbollit ‘Vllaznia sh.a.’. Vllaznia duhet të tregojë se është një klub serioz me njerëz serioz, me njerëz punëtorë. Ata që e duan të mirën futbollit, mendoj se mund ta çojnë Vllazninë aty ku e meriton. Sigurisht që në ditët në vazhdim, situata mund të ndryshojë, shumë gjëra mund të ndodhin dhe njeriu mund të ndryshojë edhe mendje. Kështu që nuk është e thënë se tani jam deri në maj, por mund ta vazhdoj përsëri edhe më tej”, ka deklaruar tekniku.