e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rregullat per kerkimin e nje pune gjate 2012-es

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rregullat per kerkimin e nje pune gjate 2012-es
Duke qënë se bota po përballet me një periudhë krize, kërkimi i një vendi pune kërkon gjithmonë e më shumë profesionalizëm kur numri i kandidatëve është i madh dhe punëdhënësit janë speptik nëse duhet apo jo të zgjerojnë stafet e tyre. Menaxherët e kompanive kanë rrëfyer disa nga rregullat që duhet pasur parasysh përpara se të kërkojmë për një vend pune gjatë vitit 2012. Ja disa prej tyre:

Kini një strategji tuajën të kërkimit të punës

Duhet të dini se punëdhënësit urrejnë të marrin dike në punë që s’ka kualifikimin e duhur për atë pozicion. Ndaj përcaktoni veten tuaj se ku mund të jepni më shumë dhe mos shpenzoni energji duke kërkuar poshtë e lart.

Përcaktoi qëllimet tuaja, dhe ngulitini mirë ato në kujtesë

Kini parasysh gjithmonë pyetjen “çfarë dua vërtet nga një punë”. Vetëm duke iu përgjigjur kësaj pyetje do të mund të dini çfarë kërkoni dhe çfarë vetë ju jeni në gjendje të ofroni.

Nxirrni në pah aftësitë, dhe pasurojini ato

Nëse aftësitë e tua kanë nevojë për permisime apo përditësime atëherë bëjini ato, ndiqni kurse, trajnime ose shfletoni librat e fundit të fushës.

Bëhuni gati për çdo të papritur

Këshillohet që një interviste pune të përgatiteni jo vetëm për planin B, po për disa të tillë. Vetëm kështu do të mund të jepni idenë se jeni i zoti të përballoni çdo sfidë.

Behuni të veçantë

Si ju të arsimuar dhe me eksperience mund të jenë edhe dhjetra kandidatë të tjerë që konkurojnë me ju për vendin e punës. Ndaj nxirrni në pah cilësitë e veçanta që ju diferencojnë nga të tjerët.