Van Persi shpallet lojtari i vitit ne Premier
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Robin Van Persi është shpallur lojtari i vitit në Premier Ligë. Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ka shpallur në ceremoninë e përvitshme lojtarin më të mirë të sezonit, lojtarin e ri më të mirë të kampionatit, si dhe formacionin më të mirë të vitit në një ceremoni solemne. Sulmuesi holandez i Arsenalit kryeson listën e golashënuesve me 27 gola, kur pritet të luhen dhe 3 ndeshjet e fundit të Premier Ligës deri më 13 maj. Golat e kapitenit 28-vjeçar i kanë ndihmuar “topçinjtë” që të ngjiten në vend të tretë, duke zhvilluar një fundsezoni fantastik.
“Nëse kundërshtarët e tu në fushë e thonë që unë jam lojtari i vitit, atëherë ky çmim bëhet shumë special. Është i veçantë gjithashtu, sepse të gjithë e dinë konkurrencën e kampionatit anglez”, – tha Van Persi pas tërheqjes së çmimit. Sulmuesi, i cili u përfshi edhe në formacionin më të mirë të vitit në sulm përkrah Uejn Runit, ua kushtoi atë shokëve të skuadrës, pa të cilët golat e tij nuk kishin sesi të vinin. “Pa asistet e tyre unë nuk do të shënoja kurrë. Teo Uollkot për shembull, më ka dhënë më shumëse 12 pasime për gol dhe e vlerësoj shumë”, – vijoi futbollisti. Van Persi është përdorur në “Emirates” si një sulmues i fshehur, ndërsa në hapat e para të karrierës në Londër, Arsen Venger e ka përdorur edhe në krah. Por, ish-ylli i Fejnordit, ka shkëlqyer si qendërsulmues dhe pas largimit të kapitenit Fabregas, trajneri i besoi shiritin e kapitenit. “Kam fituar një vetëbesim të jashtëzakonshëm, të cilin për të qenë i sinqertë nuk e kisha kur erdha në Londër”, – përfundoi Van Persi.
Formacioni më i mirë - Në çmimet që votojnë lojtarët, por dhe trajnerët e të gjitha kategorive të kampionatit anglez, është shpallur dhe formacioni i vitit. Nuk është Mançester Junajtid skuadra me më shumë përfaqësues në këtë 11-she, por është dominim total i Mançester Sitit. “Qytetarët” kanë në listë plot 4 lojtarë të kësaj skuadre. Ata janë portieri Xho Hart, ndërsa në mbrojtje është kapiteni Vinsent Kompani. Në mesfushë, të besuarit e Mançinit përfaqësohen me 2 lojtarë: Jaja Turen dhe David Silvën. Pas Sitit vjen Totenhemi. Në mbrojtje djemtë e Redknap përfaqësohen nga Kajl Uoker, ndërsa në mesfushë me Garet Bejlin (fituesi i lojtarit të vitit një sezon më parë) dhe Skot Parkerin. I vetmi përfaqësues i kampionëve në fuqi është Uejn Runi, i cili plotëson dyshen sulmuese me Van Persin. Surpriza ndërkohë ka ardhur nga Njukasëlli. Djemtë e Alan Pardjusë, të cilët janë shumë afër një vendi në Champions këtë sezon, përfaqësohen nga mbrojtësi Fabricio Koloçini. Vlerësim dhe për Leiton Bainesin e Evertonit, ndërsa Çelsi nuk ka asnjë lojtar në formacion.
Kajl Uoker votohet si lojtari i ri më i mirë i Premier Ligës
Mbrojtësi i Totenhemit, Kajl Uoker, është shpallur fituesi i lojtarit të ri më të mirë të vitit në Premier Ligë. 21-vjeçari mposhti konkurrencën e shokut të skuadrës Garet Bejl, Çembërlein, Uelbek, Agueros dhe Daniel Starixh, pas një sezoni të shkëlqyer me fanellën e skuadrës së Herri Redknap. Forma e mirë e mbrojtësit të djathtë në “White Hart Lane” solli dhe grumbullimin e parë me kombëtaren e “Tre Luanëve” në miqësoren me Spanjën vitin e shkuar. Por, ai luajti për herë të parë me fanellën e përfaqësueses angleze vetëm në miqësoren me Suedinë, duke u shpallur dhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Ish-talenti i Shefild Junajtid tha se nuk e priste absolutisht që ta fitonte këtë çmim: “Mbeta pak i befasuar, sepse mbrojtësit e fitojnë shumë rrallë një çmim të tillë, ndërsa kisha konkurrencën e shumë sulmuesve që kanë qenë deciziv me skuadrat e tyre këtë sezon”.