Flet Rubio: Tirana dhe une, fituesit morale te Superiores
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Hulian Rubio Sançez ndihet mirë në Shqipëri, paçka se në harkun e 7 muajve ka mësuar edhe shumë gjëra që, sipas tij, nuk kanë lidhje shumë me futbollin. Gjithsesi, në një intervistë për mediat spanjolle (http:/ /noticias.lainformacion.com), trajneri aktual i Tiranës ka pasqyruar “pa doreza” ashtu siç e shikon ai nga jashtë Superioren dhe gjithçka që lidhet me topkëmbën në Shqipëri. “Jam shumë i lumtur me atë çka i kam dhënë futbollit këtë sezon në Shqipëri. Ndihem i realizuar jo vetëm në aspektin personal, por edhe duke parë ecurinë e skuadrës sime. Kam në dispozicion një skuadër me djem të mirë, të cilët dinë si të sillen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë, edhe pse nuk janë absolutisht të kalibrit të lojtarëve spanjollë. Mund të them se kam një raport vëllazëror dhe e shikoj se ata kanë besuar tek unë dhe kanë bërë gjithçka që u kam kërkuar si në stërvitje ashtu edhe në fushën e lojës”, – pohon tekniku.
Sezoni – I ardhur te Tirana në verën e vitit të shkuar, Rubio arriti menjëherë të fitonte zemrat bardheblu me fitoren në Superkupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Sakaq, tekniku arriti të rivalizojë me Tiranën edhe në kampionat, madje duke qenë edhe finaliste e kupës, paçka se në fillim të sezonit askush nuk e shikonte ekipin bardheblu si rival të denjë për titull. Më tej Rubio tregon momentin më të mirë të ditës së tij te Tirana që, sipas tij, janë orët kur ai stërvit skuadrën. “Shtatë muaj këtu janë të barabartë me shtatë-tetë vjet në Spanjë, nëse llogarisim vështirësitë dhe modalitetet e kampionatit shqiptar. Unë ndjej se jam fituesi moral i Superiores, kjo edhe për faktin se drejtoj një skuadër, që ka luajtur gjithnjë ndershëm. Në media kam parë të flitet për rezultate, si dhe për lidhje mjaft të dyshimta mes politikës dhe presidentëve të disa klubeve, të cilët përfaqësojnë edhe pjesën më të fuqishme të biznesmenëve”, – vazhdon Rubio.
Infrastruktura – Në fund tekniku i Tiranës sheh si problemin më të madh në Shqipëri, infrastrukturën e dobët. “Edhe pse kam stërvitur shpeshherë në mesditë, çka nuk e bëja në Spanjë, mund të them se e kam bërë me shumë zell. Sakaq, vërej se problemi më i madh në Shqipëri janë fushat e futbollit, të cilat janë në kushte të mjerueshme. Hiq dy-tre fusha, të tjerat janë totalisht jashtë standardeve. Gjithsesi, unë jam munduar që të ambientohem, duke i parë edhe si gjëra normale. Personalisht ndihem mirë dhe vërej afeksion dhe mbështetje të njerëzve këtu ndaj meje. Hahet mirë, madje kuzhina është thuajse po aq ekologjike sa edhe në Spanjë”, – përfundon tekniku spanjoll i bardhebluve.
KONTRATA
I pyetur lidhur me të ardhmen e tij, Rubio ka pohuar se, edhe pse ndihet si një trajner veteran, dëshiron të punojë edhe për disa vite. “Në Shqipëri apo gjetkë? Nuk e di. Më është ofruar rinovimi i kontratës nga drejtuesit e klubit, por kam edhe oferta nga klube të tjera në Evropë, ndaj më së pari do t’i shikoj të gjitha mundësitë që më jepen dhe më pas do të vendos”, – pohon Rubio.