Van Gaal le jashte Boterorit Van der Wiel, zgjedh Sneijder
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tranjeri hollandez Louis van Gaal ka zbuluar listën paraprake me 30 lojtarët e skuadrës që do të monitorohen për Kupën e Botës. Lojtari i PSG, Gregory Van der Wiel nuk është thërritur në skuadër nga tranjeri për shkak të problemeve që ai ka pasur me tendinën javët e fundit. Me mospjesmarrjen e 26 vjeçarit, do të thotë se vetëm 8 lojtarë nga 30 të grumbulluarit kanë marrë pjesë në Kupën e Botës të viti 2010 në Afrikën e Jugut, ku Hollanda u mund në finale nga Spanja. Pavarsisht se kishte dyshime mbi formën e lojtarit të Galatasarayt, Wesley Sneijder, tranjeri Van Gaal e ka përshirë ish fantazistin e Interit në listën provizore dhe me shumë mundësi edhe në skuadrën përfundimtare. Sigurisht që në listë nuk mund të mungonin edhe yjet e Manchester United Robin van Persie dhe ai i Bayern Munich Arjen Robben. Hollanda do të përballet në Grupin B me Spanjën, Kilin dhe Australinë, si dhe ndeshjen e parë do ta luajnë kundër kampionëve në fuqi të Spanjës më 13 qershor.
Lista paraprake e Hollandës:
Portier: Jasper Cillessen (Ajax), Tim Krul (Newcastle Michel Vorm (Swansea City), Jeroen Zoet (PSV Eindhoven)
Mbrojtës: Patrick van Aanholt (Vitesse Arnhem), Daley Blind (Ajax), Daryl Janmaat, Terence Kongolo, Bruno Martins Indi (Feyenoord), Karim Rekik (PSV Eindhoven), Joël Veltman (Ajax), Paul Verhaegh (Augsburg), Ron Vlaar (Aston Villa), Stefan De Vrij (Feyenoord)
Mesfushorë: Jordy Clasie (Feyenoord), Leroy Fer (Norwich City), Jonathan De Guzman (Swansea City), Nigel de Jong (AC Milan), Wesley Sneijder (Galatasaray), Tonny Vilhena (Feyenoord), Rafael van der Vaart (Hamburg), Georginio Wijnaldum (PSV Eindhoven)
Sulmues: Jean-Paul Boëtius (Feyenoord), Memphis Depay (PSV Eindhoven), Klaas-Jan Huntelaar (Schalke 04), Dirk Kuijt (Fenerbahce), Jeremain Lens (Dynamo Kiev), Robin van Persie (Manchester United), Arjen Robben (Bayern Munich), Quincy Promes (Twente).