e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prandelli publikon listen me 30 lojtaret provizore

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prandelli publikon listen me 30 lojtaret provizore

Giuseppe Rossi ka siguruar rikthimin e tij në kombëtaren italiane pas problemit që ka pasur në gjurin e djathtë. Sulmuesi i Fiorentinës është përfshirë në grupin provizior me 30 lojtarë që do të përzgjidhen për Kupën e Botës. Sulmuesi i Torinos Ciro Immobile është përzgjedhur gjithashtu nga tranjeri italian Cesare Prandelli, pas sezonit fantastik që ka zhvilluar me torinezët. 24 vjeçari është golashënuesi më i mirë në Serie A me 22 gola dhe paraqitjen e tij të parë më Italinë e ka bërë në ndeshjen miqësore kundër Spanjës në mars. Rossit dhe Immobile në repartin e sulmuit do tu bashkohen edhe Mario Balotelli, Antonio Cassano, Alessio Cerci, Mattia Destro dhe Lorenzo Insigne. Portën e italianëve edhe në këtë kompeticion do ta mbrojë i pazëvendësueshmi Gianluigi Buffon. Italia ndodhet në Grupin D së bashku me Anglinë, Costa Rikën dhe Uruguajin. Të kaltrit do të nisin aventurën e tyre në Kupën e Botës në Brazli me përballjen kundër Anglisë më 14 qershor dhe me orën lokale të Europës i bie që ndeshja të luhet në orën 00:00 të datës 15 qershor.

Lista me 30 lojtarë:

Portier: Gianluigi Buffon (Juventus), Mattia Perin (Genoa), Salvatore Sirigu (Paris Saint Germain)

Mbrojtës: Ignazio Abate (Milan), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Matteo Darmian (Torino), Mattia De Sciglio (Milan), Christian Maggio (Napoli), Gabriel Paletta (Parma), Manuel Pasqual (Fiorentina), Andrea Ranocchia (Inter)

Mesfushorë: Alberto Aquilani (Fiorentina), Antonio Candreva (Lazio), Daniele De Rossi (Roma), Claudio Marchisio (Juventus), Riccardo Montolivo (Milan), Thiago Motta (Paris Saint-Germain), Marco Parolo (Parma), Andrea Pirlo (Juventus), Romulo (Hellas Verona), Marco Verratti (Paris Saint-Germain)

Sulmues: Mario Balotelli (Milan), Antonio Cassano (Parma), Alessio Cerci (Torino), Mattia Destro (Roma), Ciro Immobile (Torino), Lorenzo Insigne (Napoli), Giuseppe Rossi (Fiorentina).