Valon Berisha drejt Liverpulit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Red Bull Salzburg është duke shqyrtuar një ofertë të Liverpulit për mesfushorin shqiptar, Valon Berisha. Sipas talkSPORT, “Redsat” shpresojnë se ish-trajneri i tyre, Zherard Hulier, që aktualisht është drejtor sportiv te Salzburgu, do t’i ndihmojë për transferimin e 20-vjeçarit.
Menaxheri i Liverpulit, Brendan Roxhers, e ka monitoruar për disa muaj Berishën dhe tani ka filluar bisedimet me klubin austriak. Liverpuli duhet të paguajë rreth 2.5 milionë paund për transferimin e ish-futbollistit të Egersund dhe Viking. Valon Berisha ka origjinë nga Kosova, është lindur në Suedi, por është rritur në Norvegji dhe ka luajtur nëntë ndeshje për përfaqësuesen norvegjeze.