e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Valle Kukesi' ne mes te Podgorices

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Valle Kukesi' ne mes te Podgorices

Veni, Vidi, Vici. Erdha Pashë Fitova! Kukësi pushton Podgoricën dhe avancon në raundin e tretë paraeleminator të Europa League. Realizohet një mision fantastik, Vetëm 30 minuta ju deshën nënkampionëve të Shqipërisë për të hedhur knock out Mladostin në Gradski Stadion që u njollos me racizmin e tifozëve vendas që përsëritën koret e serbëve në ndeshjen e 14 tetorit me Shqipërinë. Turpi është i malazezëve , fitorja e Kukësit që shkatërroi 4-2 Mladostin dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-3 avancon në Europë ku do të përballet me Legian e Varshavës.



Ashtu sic pritej Marcello Troisi nuk kishte bërë ndryshime në formacion me përjashtim të Hasanit që e niste si titullar, por fryma me të cilën u fut Kukësi në fushë ishte krejt tjetër nga ajo e një jave më parë. Që nga fillimi në sulm .Që në minutën e 7-të Renato Malota përplas kokë më kokë mbrojtësat malazezë në zonë duke krijuar një shans të artë për Gentian Mucën që nuk arrin të përfitojë dhe në minutën e 13 Kukësi gjen pikërisht atë që kishte ëndërruar.



Kukësi në avantazh me Felipe Moreirën. Jeferson shkëputet duke i dhënë një pasim në hyrjë të zonës dhe braziliani shënon golin e avantazhit. Barazohen llogaritë e përballjes së dyfishtë, festa është për kuksianët. Pas vetëm 8 minutash Podgorica është e nënkampionëve të Shqipërisë.



2-0 në minutën e 19, Pero Pejic i destinuar për tu larguar në fund të javës bën si dhurate lamtumire golin e kualifikimit, i aftë për të ndjekur me nuhatjen prej bomberi aksionin pas goditjes së Felipe Moreirës . Të mposhtur në fushë, malazezët në tribuna nisin koret e turpshme të natës së Beogradit, fillimisht vrsini shqiptarët….vetëm një minutë më pas “Vrite , there që shqiptari të mos egzistojë”….   Një turp për njerëzimin modern, gjithsesi është i gjithi i tyre.



Përgjigja e Kukësit nuk vjen nga tribunat, por nga këmbët e futbollistëve. Minuta e 31 , pasim perfekt nga Jean Karioka në qendër të zonës dhe Erick Flores tregon klasin e tij me kokë për golin e 3-0. Pa patur më se cfarë të humbasë malazezët hidhen në sulm por në të 34 humbasin një nga ato raste që quhen të pabesueshme. Pjesa e parë mbyllet me Kukësin në avantazhin e 3 golave dhe nënkampionët e nisin dhe të dytën në sulm me Gentian Mucën që gjuan sipër me kokë në minutën e 47. Në të 51 Stazhilla tregohet i vëmendshëm në tentativën nga distanca të Vukovic.

Janë minuta të vështira për Kukësin që gjendet në presion, Stepanovic që nxeh ndeshjen duke u futur mes dy mbrojtësve për të shënuar me kokë. 3-1 dhe Kukësi e kupton se mbrojtja më e mirë është sulmi . Erick Flores lëshon një silurë që pritet nga Radulovic në të 67 i cili i mohon golin 3 minuta më pas edhe Pejic duke grushtuar tentativën e kroatit me kokë.

Menjëherë më pas në goditjen e këndit nuk arrin të përfitojë Gentian Muca dhe më në fund në të 72 finalizimi që vulos gjithshka vjen nga ai, Mbreti i Golit. Erick Flores avancon në të djathtë dhe shikon mirë Pejic që me gjakftohtësinë e një vrasësi ndëshkon Mladostin me golin e dytë personal. 4-1 vërtet fantastik Pero Pejoc që del në minutën e 79 … Futbollit shqiptar do ti mungojë ky lojtar. Mladosti gjithsesi arrin të gjejë edhe golin e dytë në të 87 me shqiptarin Altin Adzovic duke i bërë të vështira minutat e fundit. Vetëm 1 minutë më pas Stazhilla i bën për infarkt me këtë tentativë driblimi gjithë tifozët shqiptarë por për fat nuk ndodh asgjë dhe në 4 minutat e shtesës dhe vërshëllima e fundit sjell dhe britmën e clirimit të Marcelo Trosit. Kukësi në Europë është në raudnin e tretë, pengesa e rradhës është Legia e Varshavës.