VIDEO/ Vendosin dy penallti, Bylis e Skënderbeu bëjnë paqe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Është mbyllur në barazim 1-1 takimi i fundit i javës së 23-të mes Bylisit dhe Skënderbeut. Skuadra korçare nuk ka mundur të shkëputet ndjeshëm ndaj Partizanit, por ruan diferencën që kishte një javë më parë.
Goli i Salihit:
Goli i Izuçukut
Rasti i Pepës në fundin e pjesës së parë
MINUTAT:
Mbyllet sfida, Bylis-Skënderbeu 1-1.
87´ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Xhejms, në fushë Eskuedrinja.
83´ GOOOL. Penallti për Skënderbeun. Xhejms pengohet nga Frashëri brenda zonës dhe ka 11 metërsh. Nga pika e bardhë shkon Salihi që nuk gabon dhe barazon rezultatin.
80´ Gava tenton me të djathtën nga distanca, por topi kalon shumë metra larg portës.
77´ Tjetër pasim perfekt për Salihin nga Xhejms, por ka pozicion jashtë loje. Rast i dyshimtë.
74´ Cfarë rasti për Skenderbeun... Salihi i vetëm përballë Frashërit e dërgon topin mbi traun e protës.
71´ Zbritje e shpejhtë e Salihit, Orelesi shërben bukur për Salihin, por ky i fundit kapet në pozicion të parregullt.
66´ Vazhdon presioni i korçarëve, por janë të pakalueshëm mbrojtësit e Bylisit.
62´ Zëvendësim te Bylisi, largohet Peposhi, në fushë Sahiti.
60´ Mungojnë rastet, Skënderbeu sulmon, Bylisi mbrohet.
55´ Ballshiotët janë kthyer mbrapa në kërkim të mbrojtjes së rezultatit, korçarët kanë marrë frenat e lojës në zotërim.
50´ Skënderbeu fillon të shyjë përpara në kërkim të golit të barazimit.
46´ Ka filluar pjesa e dytë, topin e luajnë ballshiotët.
45+1´ Kombinime të bukura në portën e Skënderbeut, Pepa del i vetëm përballë Shehit, por ky i fundit i thotë 'jo' goditjes së tij.
43´ Goditje dënimi për Skënderbeun, krosim drejt zonës, Salihi godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.
39´ Përpjekje të dëshpëruara të Skënderbeut. Korçarët janë të pa qartë dhe pa grintë
35´ Bylisi tashmë në avantazh përpiqet të administrojë lojën.
31´ Korçarët mundohen të organizohen duke dalë përpara.
28´ Në fushë për Skënderbeun Marko Radas, largohet Renatinjo.
24´ GOOOL Nga pika e bardhë shkon Izukuçu. Shehi ia pret goditjen e parë, por nigeriani e dërgon në rrjetë me të dytën. Në avantazh Bylisi.
23´ Ndërhyrje e parregullt e Jashanicës në zonë dhe ka penallti për Bylisin.
20´ Izuçuku pason te Pepa, ky i fundit provon me të majtën, por krejtësisht e gabuar gjuajtja e tij.
15´ Xhejms shërben bukur për Rentinjon që ndodhet krejtësisht i lirë brenda zone, por godet keq dhe shpërforon.
13´ Ende asnjë rast i pastër për të dyja ekipet. Loja zhvillohet kryesisht në mesfushë.
09´ Kombinime të bukura të lojtarëve të Bylisit në zonën e Skënderbeut, Pepa kthen mbrapa për Gavën që tenton goditjen, por bllokojnë mbrojtësit e korçarë.
05´ Bylisi përpiqet të shyjë menjëherë përpara dhe bën presing.
03´ Ndeshja ka nisur me një ritëm mjaft të shpejtë për të dyja ekipet.
01´ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga Skënderbeu.
LIVE' Bylisi - Skënderbeu 1-1
Golat: Izuçuku 24´ (11-m)/ Salihi 83´ (11-m)
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Bilali, Simiç, Peposhi, Hyshmeri, Alla, Tairi, Gava, Pepa, Izuçuku Trajner: Adnand Zilxhoviç.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Progni, Orelesi, Lilaj, Renatinjo, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa.
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Proletar Puto, Robert Shoshaj.