e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

LIVE Skënderbeu-Bylis 0-1, shënon Izuçuku (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
LIVE Skënderbeu-Bylis 0-1, shënon Izuçuku (Video)

goliSkënderbeu dhe Bylisi luajnë sot takimin e fundit të javës së 23-të të Kategorisë Superiore. Korçarët do të mundohen të përfitojnë nga ndalesa e Partizanit në Pukë për të thelluar diferencat e pikëve në klasifikim. Nga ana tjetër Bylisi do të përpiqet të marrë një rrezultat pozivit përballë kampionëve, për t'ju larguar fundit të tabelës.

Goli i Izuçukut

Rasti i Pepës në fundin e pjesës së parë

MINUTAT:
45+1´ Kombinime të bukura në portën e Skënderbeut, Pepa del i vetëm përballë Shehit, por ky i fundit i thotë 'jo' goditjes së tij.
43´ Goditje dënimi për Skënderbeun, krosim drejt zonës, Salihi godet me kokë, por topi kalon mbi traun e portës.
39´ Përpjekje të dëshpëruara të Skënderbeut. Korçarët janë të pa qartë dhe pa grintë
35´ Bylisi tashmë në avantazh përpiqet të administrojë lojën.
31´ Korçarët mundohen të organizohen duke dalë përpara.
28´ Në fushë për Skënderbeun Marko Radas, largohet Renatinjo.
24´ GOOOL Nga pika e bardhë shkon Izukuçu. Shehi ia pret goditjen e parë, por nigeriani e dërgon në rrjetë me të dytën. Në avantazh Bylisi.
23´ Ndërhyrje e parregullt e Jashanicës në zonë dhe ka penallti për Bylisin.
20´ Izuçuku pason te Pepa, ky i fundit provon me të majtën, por krejtësisht e gabuar gjuajtja e tij.
15´ Xhejms shërben bukur për Rentinjon që ndodhet krejtësisht i lirë brenda zone, por godet keq dhe shpërforon.
13´ Ende asnjë rast i pastër për të dyja ekipet. Loja zhvillohet kryesisht në mesfushë.
09´ Kombinime të bukura të lojtarëve të Bylisit në zonën e Skënderbeut, Pepa kthen mbrapa për Gavën që tenton goditjen, por bllokojnë mbrojtësit e korçarë.
05´ Bylisi përpiqet të shyjë menjëherë përpara dhe bën presing.
03´ Ndeshja ka nisur me një ritëm mjaft të shpejtë për të dyja ekipet.
01´ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga Skënderbeu.

LIVE' Bylisi - Skënderbeu 0-1
Golat: Izuçuku 24´ (11m)
Bylisi: Frashëri, Dukiç, Bilali, Simiç, Peposhi, Hyshmeri, Alla, Tairi, Gava, Pepa, Izuçuku Trajner: Adnand Zilxhoviç.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Osmani, Arapi, Progni, Orelesi, Lilaj, Renatinjo, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa.
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Proletar Puto, Robert Shoshaj.