VIDEO/ Vendos goli i Latifit në Korçë, Salihin e ndal Moçka
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Goli i Latifit
Luhet ndeshja e fundit e javës së 25-të mes Skënderbeut vendas dhe Teutës së Durrësit. Takimi po zhvillohet në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës.
Pjesa e Parë- Skënderbeu e nis mirë, merr frerët e lojës në dorë dhe arrin të realizojë brenda 7 minutave. Xhejms Adeni bashkëpunon bukur në sulm me Latifin, i cili përfiton nga gafa e mbrojtësve miq dhe çon topin në rrjetë.
Mesfushori kosovar i jep epërsinë vendasve duke i dhënë sadopak qetësinë skuadrës për të tentuar dyfishimin e rezultatit.
Dhe pse në disavantazh skuadra e Maganit luan fort dhe tregohet agresive duke rrezikuar jo pak herë me Lamçen, Maganin dhe Lenën portën e Shehit.
Por gardiani i korçarëve mbrohet mirë duke larguar çdo top nga zona e tij. 45 minutat e para mbyllen në avantazh 1-0 për korçarët.
Kategoria Superiore
Java e 25-të
E mërkurë, më 9 mars
Skënderbeu - Teuta 1-0
Golat: Latifi 07´
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Osmani, Radas, Arapi, Progni, Lilaj, Eskuerdinja, Latifi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, Hoxha, Kotobelli, Musta, Hila, Lena, Dita, Lamçe, Magani
Trajner: Gugash Magani
Arbiter: Kridens Meta
Minutat
Akordohen 4 minuta shtesë
90´ Teuta luan minutat e fundit të takimit, luftonpër topin dhe tenton të shfrytëzojë çdo sekondë për të barazuar shifrat.
86´ Salihi ekzekuton 11-metërshin, gjuan qetësisht në krahun e majtë të Moçkës, por pret gardiani vlonajt i durrsakëve.
85´ Lamçja i ndërhyn Abazit në kundërsulm të shpejtë jashtë zonë, gjyqtari akordon 11-metërsh për vendasit.
83´ Kundërsulm i Teutës nga e djathta Magani gjuan drejt portës por pret Shehi.
82´ Zëvendësim te Skënderbeu, del Eskerdinja,futet Orelesi.
78´ Kundërsulmon Teuta me Xhonatan me kokë dhe Hilën nga distanca por pret Shehi.
77´ Zëvendësim te Skënderbeu, del Latifi, futet Abazi.
72´ - 75´ Skënderbeu rimerr kontrollin e topit, niset drejt zonës por e humbet Latifi. E rimarrin durrsakët, nisen drejt portës së vendasve, Xhonatan është përballë i vetëm ndaj poertierit Shehi, nuk arrin të shfrytëzojë,gardiani i korçarëve largon rrezikun nga zona.
69´ Kundërsulmon Teuta, provon të gjejë hapësirë në zonën e vendasve por mbyllin mirë korçarët.
64´ Teuta provon me Xhonatan por pret Shehi.
61´ Zëvendësim te Skënderbeu, futet Renatinjo, del Progni.
60´ Loja përqëndrohet në mesfushë, dyluftime të fuqishme mes lojtarëve dhe faulle. Korçarët provojnë të përfitojnë nga goditjet e lira por pa rezultat.
55´ Lukiç ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndryshon pozicionin e vendosjes së topit për të ekzekutuar goditjen e dënimit.
48´-50´ Teuta e nis më mirë, luan në gjysmëfushën e vendasve dhe tenton të barazojë shifrat.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Korçarët.
Akordohen 2 minuta shtesë
44´ Minuta të luftuara nga të dy ekipet, Skënderbeu rimerr kontrollin e lojës, afrohet në zonën e durrsakëve për të gjetur hapësira shënimi por mbyllin miqtë.
40´ Përsëri durrsakët, Lena godet fuqishëm me të majtën e tij por pret Shehi.
38´ Rast i artë për Teutën. Magani shmang Osmanin, kroson për Lenën dhe Lamçen në zonë por largojnë vendasit.
34´ Kundërsulmon Teuta, Magani pason për Lamçen pranë zonës por del portieri Shehi, gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
29´ Rritet agresiviteti në lojë, të dy ekipet tentojnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Teuta provon të realizojë golin e barazimit me anë të Lamçes, i cili merr një top nga Lukiç nga e djathta gjuan drejt portës por pret Shehi.
25´ Skënderbeu luan fort dhe kërkon golin e dytë, por portieri Moça tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun nga porta.
18´ - 21´ Teuta tenton të gjejë golin e barazimit me daljet e rralla në gjysmëfushën e vendasve, por largojnë korçarët.
15´ Eskerdinja tenton nga distanca por pa rezultat, topi përfundon mbi kuadrat.
12´ Progni kroson për Salihin brenda zonës, por shkodrani nuk arrin të përfitojë.
10´ Skënderbeu merr lojën nën kontroll, qarkullon topin dhe vë në rrezik skuadrën mike.
07´ GOOL! Kapiteni Hoxha humbet topin në mesfushë, Xhejms niset drejt zonës por ndalet nga mbrojtja, aty i vjen në ndihmë Latifi, i cili godet fuqishëm drejt portës dhe realizon golin e avantazhit për skuadrën.
04´ minuta lojë, loja nis qetësisht nga të dy skuadrat dhe pse vendasit dominojnë në minutat e apra të takimit.
Starton takimi