VIDEO/ Tifozi vdiq se policia e hodhi nga shkallët, ofendoi lojtarin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pak orë pas publikimit të lajmit se një tifoz 42-vjeçar me iniciale M.S humbi jetën në përfundim të ndeshjes së vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Kukësit, një video e publikuar në rrjetet sociale tregon çastet nga transportimi i trupit drejt spitalit të Vlorës.
Imazhet filmike janë publikuar mbrëmjen e së mërkurës në portalin "Jeta osh qef", dhe pamjet kanë në sfond zërin e një tifozi që flet për dhunë nga policia.
Nuk dihet saktësisht nëse këto pamje i përkasin incidentit në stadiumin e Vlorës, ndërsa personi që ka xhiruar videon akuzon policinë se kanë hedhur tifozin nga shkallët, për shkak se ofendoi një futbollist. Komenti vazhdon se një viktima u la i shtrirë në tokë dhe rreth tij kishte shenja gjaku.
Trupi i një personi shihet duke u futur në automejtin e policisë që niset drejt spitalit të Vlorës.
Më herët, raportimet e para nga Poilcia thanë se tifozit i ra infarkt dhe më pas përplasi kokën në shkallët e stadiumit.