Tifozi ndërroi jetë në shkallët e stadiumit, reagon Flamurtari
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi i Flamurtarit i shprehu ngushëllime familjes së tifozit që ndërroi jetë pas ndeshjes së vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë (Flamurtari-Kukësi 0-2).
Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se viktima është Mikel Selmanaj, tifoz i Flamurtarit.
Më herët, burime jozyrtare nga Policia e Vlorës thanë se tifozi ndërroi jetë pas një infarkti, duke u përplasur në shkallët e stadiumit.
Ndërsa një video e publikuar në rrjetet sociale "Jeta osh qef", tregon pamjet e një videoje që flet për dhunën e policisë ndaj tifozit.
