VIDEO/ Progni-Salihi, korçarët kalojnë Laçin dhe shkojnë +4
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeu nuk fal. Korçarët kanë fituar pastër në Laç 0-2 duke thelluar sërish në 4 pikë diferencën me ndjekësit e Partizanit.
Skuadra korçarë nuk e ka pasur aspak të vështirë ndaj një Laçi që e ka humbur grintën dhe forcën që ka pasur në sezonin e kaluar. Ekipi i Mirel Josës ka dominuar të gjithë takimin duke shënuar nga 1 gol në secilën pjesë.
Fillimisht ishte Gerhard Progni në minutën e 34-t që i jep epërsinë ekipit të tij, ndërsa në pjesën e dytë, saktësisht në të 64-t i përhershmi Hamdi Salihi dyfishon shifrat dhe vulos përfundimisht fatin e këtij takimi.
Me fitoren e arritur sot, ekipi bardhekuq ngjitet në kuotën e 56 pikëve, 4 më shumë se Partizani i vendit të dytë. Ndërkaq Laçi vazhdon të mbetet në mesin e tabelës, duke kaluar një moment apak të mirë dhe duke pësuar humbjen e dytë radhazi në shtëpi.
Laçi - Skënderbeu 0-2
Golat: Progni 34´, Salihi 65´
Laçi: Selmani , Ademir, Sheta, Gjoni, Buljan, Musaj, Veliaj, Mustafa, Lushkja, Cetkoviç, Malindi Trajner: Stavri Nica
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Progni, Lilaj, Eskuerdinja, Renatinjo, Xhejms, Salihi Trajner: Mirel Josa
Goli i Salihit:
Goool Salihiiii64´ Laci 0-2 SkënderbeuLivestream ? http://futbollshqip-24.com/live-laci-skenderbeu/
Posted by Futboll Shqip 24 on 2016-03-05
Goli i Gerhard Prognit ndaj Laçit: