VIDEO/ Andi Lila gjen golin, shënon në fitoren ndaj Panetolikos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila është rikthyer te goli në kampionatin grek me ekipin e tij PAS Janina.
Futbollisti kavajas ka realizuar golin e parë në fitoren e sotme që ekipi i tij arriti në shtëpi përballë Panetolikos.
Ekipi i Lilës ka siguruar zyrtarisht qëndrimin në elitën e futbollit grek dhe tashmë luan e qetë. Pas një momenti jo të mirë, Lila është kthyer titullar te ky ekip duke u aktivizuar rregullisht në çdo ndeshje.
Andi Lila Goal PAS Giannina 1-0 Panaitolikos... by sporttvks