e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Partizani fiton derbin, një pikë larg Skënderbeut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Partizani fiton derbin, një pikë larg Skënderbeut

Derbi i kryeqytetit gjithnjë është etiketuar si vitrina e futbollit shqiptar, kryesisht për atmosferën që krijojnë të dyja tifozëritë në shkallët e stadiumit.partizaniIncidentet dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur mes dy tifozërive i kanë detyruar drejtuesit e të dy klubeve që t'u bëjnë apel mbështetësve të tyre që të ruajnë qetësinë, duke treguar maturi e kulturë dhe derbi i kryeqytetit të shikohet si ditë feste.

LIVE' PARTIZANI-TIRANA 2-0
Golat: Sukaj 06´, Fejzullahu 12´

Goli i Fejzullahut:

Goli i Sukajt:

MINUTAT:
90´ Mazrekaj pason te Raçiç që del i vetëm përballë portierit, serbi godet, por e lehtë dhe pret mjaft mirë Bakaj.
87´ Përpjekje të dëshpëruara të lojtarëve të Tiranës, Partizani i pakalueshëm në mbrojtje.
83´ Momenti i Mentor Mazrekajt, mesfushori zë vendin e Torrasës.
80´
Daja në fushë, i zë vendin Felipes.
76´ Ndeshja ka ritëm, Tirana sulmon, por është e pafuqishme, Partizani godet me kundërsulme.
73´ Pranë golit të tretë Partizani, Trashi godet fort me të majtë, por sërish Edvan Bakaj bën një pritje fantastike.
70´ Zëvendësimi i dytë në radhët e Tiranës, largohet Smajli, në fushë Erion Vucaj.
66´ Pranë golit të tretë Partizani, Vila lëshon një predhë nga distanca, por Edvan Bakaj bën mrekullinë duke realizuar një super pritje dhe duke e debijuar topin në goditje kendi.
64´ Zëvendësim te Partizani, largohet Sukaj, në fushë, Stevan Raçiç.
62´ Tension në fushë, Olsi Teqja godet Torrasën që mbetet i shtrirë, ndërhyjnë arbitrat dhe shokët e skuadrave, për të qetësuar situatën.
59´ Vila tenton me të majtën, por topi kalon mbi traun e portës.
54´ Karton i kuq për Elis Bakajn, vetëm 9 minuta në fushë dhe sulmuesi lë me 10 lojtarë ekipin e tij pasi ofendoi gjyqtarin Jemini.
52´ Loja zhvillohet në mesfushë dhe nuk e ka grintën e pjesës së parë.
49´ Gjakoset Felipe pas një dyluftimi në mesfushë, duhet ndihma mjeksore që të rikthehet sërish në lojë.
46´ Ka nisur pjesa e dytë, në fushë për Tiranën Elis Bakaj, është larguar Kërçiku.
Mbyllet fraksioni i parë, Partizani-Tirana 2-0.
Sinjalizohen 3 minuta shtesë në këtë pjesë të parë.
43´ Fejzullahu niset me shpejtësi në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, por askush nuk e shfrytëzon pasimin e tij.
41´ Sërish kërcënues bvardheblutë. Gilman Lika provon me të majtën nga kufijtë e zonës, por topi kalon shumë pak centimetra mbi traun e portës.
40´ Pranë golit Tirana, Smajli kroson bukur drejt zonës nga krahu i djathtë, Fukui tenton me kokë, por del Hoxha duke larguar rrezikun.
37´ Ndërpritet për disa sekonda ndeshja pasi tifozët kanë përdorur lazer, i kërkohet kapitenave të qetësojnë tifozët.
35´ Pasim mjaft i mirë për Fukuin që del i vetëm përballë poriterit, por japoinezi nuk e kontrollon si duhet topin.
32´ Bie ndjeshëm ritmi i ndeshjes, Partizani është kthyer mbrapa dhe mundohet të qarkullojë sa më shumë topin duke e mbajtur Tiranën larg sonës së vet.
29´ Goditje dënimi për Tiranën, Lika kroson drejt zonës, por askush nuk e shfrytëzon.
25´ Partizani tashmë në avantazhin e dy golave mundohet të qetësojë lojën dhe të administrojë rezultatin.
22´ Kundërsulm i Partizanit me Sukajn, por bllokojnë mjaft mirë mbropjtësit e Tiranës.
19´ Tirana fillon të reagojë dhe shtyn drejt portës së Partizanit, por të kuqtë janë të pakalueshëm.
15´ Krosim drejt zonës, Sukaj godet me kokë, por mbi traun e portës.
12´ GOOOOOL PARTIZANI, dyfishon Fejzullahu. Goditje dënimi në krahun e majtë, krosim drejt zonës, Fejzullahu godet me kokë dhe Bakaj nuk arrin ta presë, duke e lënë të shkojë sërish në rrjetë. 2-0
11´ Bardheblutë shtyjnë përpara, nisin sulmet e njëpasnjëshme duke kërkuar golin e barazimit.
09´ Karabeci lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, por topi devijohet në goditje kendi,
08´ Vazhdon të mbetet për[ara Partizani, Torrasa avancon përpara, por i merret topi me faull.
06´ GOOOOL PARTIZANI, shënon Sukaj. Fejzullahu depërton bukur në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, Sukaj i shpëton mbulimit të mbrojtësave dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.
04´ Kërcënues Partizani, Sukaj gjen golin pas një asisti nga Krasniqi, por ka pozicion jashtë loje.
02´ Partizani duket më agresiv, Fejzullahu dhe Lika përpiqen në krahun e djathtë, por bllokohen nga mbrojtësit e Tiranës.
01´ Ka nisur ndeshje me topin e parë të luajtur nga Partizani.Untitled-4
Formacionet
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Trashi, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Karabeci, Malaj, Lika, Muzaka, Fukui Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi Denis Rexha. Pas portave: Remzi Sadiku Klajdi Kola. I katërt: Dojando Myftari

Ora 16:50
Tifozët e të dyja ekipeve kanë filluar të mbushin shkallët e stadiumit
maaaa

Ora 16:40
Klubi i Tiranës është gati për startin e takimit. Faqja zyrtare poston foto nga dhomat e zhveshjes ku duken gati uniformat e futbollistëve bardheblu
tirana

Ora 16:00
Tifozët e Partizanit nisin marshimin drejt stadiumit.

Ora 15:00
Policia ka njoftuar se ka bllokuar:
* Rrugën "Dritan Hoxha" nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi"- Sheshi "Karl Topia" - Rruga "Muhamet Gjollesha", deri në kryqëzim me rrugën "Myslym Shyri".
* Rruga "Myslym Shyri" deri në kryqëzim me rrugën "Sami Frashëri"- Rruga "Sami Frashëri" deri në kryqëzim me Sheshin "Wilson"
* Rruga "Abdul Frashëri" - rruga "Ibrahim Rugova" mbas Presidencës.
* Rruga e "Durrësit" në kryqëzim me Sheshin "Skënderbej" - Sheshi "Skënderbej" - rruga "28 Nëntori" - rruga " Giorg W. Bush" - Ura e rrugës së "Elbasanit" - Bulevardi "Bajram Curri" deri në Kryqëzim me rrugën "Papa Gjon Pali i II" - rruga "Papa Gjon Pali i II" deri te stadiumit kombëtar "Qemal Stafa".

Ora 13:45
Tifozët e Partizanit kanë bërë provokimin e parë karshi tifozëve të Tiranës. Ata janë futur në tribunën ku do të qëndrojnë tifozët e Tiranës dhe kanë shkruar: "Gay Sector" dhe disa emërime të tjera ofenduese duke e ndezur edhe më shumë atmosferën.
sector

Ora 13:00
Tiforupi i Partizanit, "Ultras Guerrils" ka nisur që në mesditë të mendojë për spektakëlin që do të dhurojë sot në shkallët e stadiumit. Ata kanë postuar një foto nxitëse në faqen e tyre në "Facebook" ku duan të tregojnë se janë ata që "komandojnë" kryeqytetin. Në foto shihet flamuri i Partizanit që valvitet në kalatë e kryeqytetit dhe sipër fotos është mbishkrimi: MBRO QYTETIN - FITO BETEJËN !
pa

Ora 12:00
Tifozët e Tiranës dhe grupimi i famshëm "Tirona Fanatics" e kanë nisur ditën me njoftimin drejtuar fansave bardheblu duke i ftuar ata që të bashkohen me grupin në orën 15:00 për t'u grumbulluar sa më shumë dhe për të vazhduar më pas marshimin drejt stadiumit.
fa