Incidentet që ndërprenë derbin/ Hoxha dhe Karabeci sqarojnë tifozët (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nderprerja e derbit Partizani-Tirana.avi by gazeta-panorama
UPDATE/ Nuk munguan incidentet në stadiumin "Qemal Stafa" në derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja u ndërpre për pak minuta në pjesën parë për shkak të përdorimit të objekteve me rreze lazër ndaj trajnerit Ilir Daja dhe portierit Edvan Bakaj.
Kjo bëri që gjyqtari Lorenc Jemini të ndalte zhvillimin e takimit në minutën e 36' të pjesës së parë, gjatë kohës kur Partizani kryesonte 2-0.
Fillimisht, Sukaj i kërkoi shpjegime gjyqtarit se përse u ndërpre ndeshja. Ndërsa Jemini iu përgjigj se përdorimi i lazerave nga tifozët, ka shkaktuar shqetësime për futbollistët dhe trajnerin e Tiranës.
Më pas gjyqtari kryesor mblodhi të dy kapitenët e skuadrave, Hoxha nga Partizani dhe Karabeci nga Tirana, duke i kërkuar që të sqaronin tifozët për mos të përdorur rreze lazer në fushë.
Të dy kapitenët shkuan dhe folën me tifozët dhe ndeshja filloi pas rreth dy minutash ndërprerje.
Ndërkaq, edhe pjesa e dytë filloi me pak minuta vonesë. Këtë herë gjyqtari Jemini nuk pranoi fillimin e ndeshjes pa u pastruar më parë fusha, për shkak të sendeve (letrave) të hedhura nga tifozët.