VIDEO/ Napoli i Hysajt ndalet nga Fiorentina, Juve shkëputet drejt kreut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fiorentina dhe Napoli ndanë nga një pikë mbrëmjen e së hënës. Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh me anë të Alonsos në minutën e 6´, por blutë e Napolit u përgjigjën një minutë më pas me anë të Higuain.
Rezultati final 1-1 duket se favorizon Juventusin, që pasi fitores në 'derbin e Italisë' me Interin, ndodhet në kuotën e 61 pikëve në klasifikimin e Serisë A, ndërsa Napoli mban vendin e dytë 3 pikë pas.
Skuadra e Fiorentines lufton për një vend të zonën Champions dhe një barazim me Napolin mund të quhet një rezultat pozitiv.
Në këtë sfidë u aktivizua që në minutat e para edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj. Ky i fundit bëri një paraqitje të shkëlqyer në fushë, por rezultati final nuk foli për djemtë e Sarrit, të cilit kërkonin një fitore për të kapur kreun.