Berisha i pafat, Lacio humbet në shtëpi ndaj Sasuolos (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra e Lacios ka humbur 0-2 ndaj Sasuolos në takimin e vlefshëm për Javën e 27 të Serisë A. Goli i parë për miqtë u shënua nga Berardi me 11-metërsh në minutën e 41´ të pjesës së parë. Lacio pati vështirësi në organizimin e aksioneve në sulm dhe në minutën e 67´ u ndëshkua me golin e dytë nga Gregoire Defrel.
Humbja në shtëpi është një hap mbrapa për ekipin që pretendon të arrijë një vend në Europa League. Aktualisht, Lacio ndodhet në vendin e 8 me 37 pikë, 4 pikë më pas Sasuolos.
Në këtë ndeshje u aktivizua që në minutën e parë edhe portieri Etrit Berisha, pas disa javës qëndrimi në stol. Paçka disa pritjeve vendimtare të Berishës, mbrojtja e Lacios u duk e pafuqishme për të përballuar presionin e Sasuolos që mori 3 pikë mjaft të vlefshme në transfertë.