VIDEO/ Mesi dopietë, Barça poker Eibarit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona nuk njer rivalë në La Liga. Skuadra e Luis Enrikes ka shkatërruar sot në transfertë 4-0 Eibarin në një ndeshje spektakolare.
I zakonshmi Lionel Mesi ka realizuar një dopietë në takimin e sotëm duke shënuar në minutën e 41-të dhe më pas në të 76-ën nga pika e bardhë.
Argjentinasi ka thyer edhe një rekord tjetër me këtë dygolësh duke u bërë futbollisti i parë që shënon mbi 20 gola në 8 sezone të ndryshme në La Liga.
ndërkohë dy golat e tjerë u shënuan nga El Haddadi dhe Luis Suarez i cili kompletoi "pokerin". Me fitoren e sotme, Barcelona është 11 pikë përpara Atletico Madridit, që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.