e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Përmbys Liverpuli, Benteke i dhuron 3 pikë in extremis

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përmbys Liverpuli, Benteke i dhuron 3 pikë in extremis

liverpulLiverpuli është duke kaluar një moment fantastik në kampionatin anglez.

Pas fitores së thellë 3-0 ndaj Manchester City-it, të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop arritën sot një tjetër sukses 2-1 në transfertë ndaj Crystal Palace.

Fitorja ka ardhur vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes falë një penalltie. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, por rezultati nuk ndryshoi. Në fraksionin e dytë Ledley kaloi në avantazh vendasit.

Gjithsesi në minutën e 72-të, Firmino barazoi shifrat në 1-1.

Në minutën e fundit shtesë Liverpuli fiton një 11-metërsh që kthehet në gol nga Benteke. Me fitoren e sotme të kuqtë janë ngjitur në vendin e 7-të me 42 pikë.