e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Lukaku eliminon Çelsin nga FA Kup

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Lukaku eliminon Çelsin nga FA Kup

Çelsi është mposhtur me rezultatin 2-0 në "Goodison Park" nga Evertoni duke u eliminuar kështu nga FA Kup.lukakuBlutë e Londrës nuk kanë arritur të sigurojnë biletën për në gjysmë-finale, pasi u mundëm nga dopieta e Romelo Lukakut.

Ish-sulmuesi i londinezëve bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë takim ku arriti të realizojë dy gola të shpejtë brenda 4 minutave që i dhanë dhe kualifikimin vendasve.

Në këtë sfidë u dhanë dhe dy kartonë të kuq, një për Diego Kostën, pasi merr të dytin e verdhë pas një përleshjeje me Barryn. Ky i fundit pas 3 minutave merr një tjetër të verdhe dhe lë skuadrën më 10 lojtarë. Por mungesat e dy lojtarëve për ekipet përkatëse nuk kanë ndryshuar në rezultatin e takimit, gjithçka është mbyllur 2-0.