e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

VIDEO/ Kikbokseri shqiptar mund me nokdaun rivalin grek

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
VIDEO/ Kikbokseri shqiptar mund me nokdaun rivalin grek

Kikbokseri shqiptar Kristian Prenga fitoi ndaj grekut Vasilis Karagianidis, duke u shpallur kampion i Europës për peshën 100 kilogram.

Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" tregoi një përgatitje të lartë për sportistin shqiptar, i cili mundi me nokdaun rivalin e tij në raundin e fundit.

Kristian Prenga arriti të fitojë gjerdanin e artë europian në këtë disiplinë pas një ndeshje të jashtëzakonshme.

prenga-658x370

Në raundin e fundit, Prenga provoi të hidhte në tapet kundërshtarin e tij me disa goditje të njëpasnjëshme, por kikbokseri grek rezistoi përpara se 33 sekonda nga fundi të rrëzohej, pas një goditje me këmbën e djathtë te Kristianit.