BOKS/ Keta mbron titullin, fiton duelin ndaj turkut Turgai Uzun
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Boksieri shqiptar Gjetan Keta fitoi dyelin ndaj turkut Turgai Uzun, duke mbrojtur titullin interkontinental në versionin WBC.
Në raundin e pestë, Uzun u gjakos për mos ta vazhduar më ndeshjen ndaj Ketës. Ndeshja mes tyre u zhvillua në një atmosferë elektrizuese me rreth 3 mijë të pranishëm në pallatin e sportit "Allsan Rusi".
Për Gjetan Ketën ky është triumfi i 20-të në karrierë në 23 duele (vetëm 3 humbje), ndërsa turku Uzun pësoi humbjen e 27-të në karrierë.
Një ditë para ndeshjes, Keta se premtoi se do të jepte maksimumin. "Për mua nuk ka asnjë ndryshim, edhe pse emri i kundërshtarit ndryshoi gjatë ditëve të fundit. Jam stërvitur shumë dhe jam gati për këtë sfidë. E respektoj kundërshtarin, por në ring do ta shikoj si rivalin tim".