Uruguaj zbon luanet e Anglise nga Brazili
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas Spanjës e ka radhën Anglia të përgatisë valixhet e për tu kthyer në shtëpi. Ka qenë Luiz Suarez me dygolëshin e tij, që ka zbuar nga Botërori “Brazil 2014” luanët. Edhe pse Rooney u përpoq të mbante gjallë shpresat e ishullorëve duke barazuar përkohësisht rezulatin, amerikano latinët nxorrën muskujt dhe Luis Suarez mori në dorë fatet e lojës duke shënuar golin e fitores për të tijët. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Corinthias”, të Sao Paolos (68 000 vendesh) dhuroi mjaft emocione, veçanërisht në pjesën e dytë, ku u luftua deri në minutën e fundit. Loja nisi e ngadaltë, me pak raste.
Goditja e parë do të regjistrohej në minutën e 10’, kur Rooney do të lëshonte një silurë drejt portës së mbrojtur nga Muslera. E menjëhershme do të ishte përgjigja e Uruguajit. Amerikano-latinët do të zbrisnin në sulm përmes Gonzales, duke drithëruar mbrojtjen angleze, por topi do përfundonte sipër traversës së portës së mbrojtur nga Hart. Goli i parë do të shënohej në minutën e 39’. Cavani do të shërbente Suarezin në mesin e zonës angleze, aty ku bomberi i Liverpulit godet fuqishëm me kokë duke i dhënë goditjen e parë luanëve. Pjesa e parë do të mbyllej me një travers të Rooney, i cili fitoi një dyluftim në ajër me Martin Caseres. Pjesa e dytë ishte më e gjallë. Emocione dhe raste të pafundme. Fillimisht do të ishin anglezët që do drithëronin amerikano latinët, më tej Cavani do shpërdoronte një rast i vetëm përball Hart. Për tu shënuar është shpirti i garës i paraqitur nga Perreira. Mbrotjësi uruguajan, edhe pse ra pa ndjenja gjatë një dyluftimit me Sterling, vijoi lojën, madje duke i kërkuar teknikut Tabarez të mos zëvendësohej.
Pas këtij rasti loja do të fliste për luanët që u hodhën të gjithë në sulm dhe në minutën e 75’ do të barazonte rezultatin, pas një gabimi të portierit Muslera. Rezultati 1-1 do të ishte një hap fals për të dyja skuadrat, prandaj ishullorët dhe luanët treguan muskujt. Loja u bë më e ashpër dhe nervat luajtën një lojë të shëmtuar për Stiven Gerard që realizoi një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit të tij. Kapiteni anglez u ndëshkua me të verdhë dhe topin e morën nën kontroll amerikano latinët. Uruguaji nga ky moment do të hidhej i tëri në sulm. Suarez dhe Cavani do bënin ligjin në zonën angleze dhe pikërisht numri 9-të do të godiste sërish luanët përmes Suarez në minutën e 79’. Bomberi i Liverpulit me dygolëshin e tij u kthye në heroin e takimit për amerikano jugorwt, ndërsa vulosi fitoren