e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

United e b?ri me lot Coentraon

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
United e b?ri me lot Coentraon

Nuk kanë qarë vetëm tifozët e Manchester United për dështimin e transferimit të Fabio Coentraos në Old Trafford. Ishte edhe vet lojtari që nuk ka mundur t’i përmbahej lotëve. Nani, Cristiano Ronaldo dhe Fabio Coentrao ishin mbledhur në një dhomë në hotelin e kombëtares të hënën për t’i përcjellë zhvillimet në televizion.

Telegrafi kishte raportuar në raportimin e jashtëzakonshoëm ‘live’ të asaj dite se në minutat e fundit Coentrao mund të ishte bërë lojtar i United pasi klubet kishin arritur marrëveshjen në sekondat e fundit. Pa qartësitë vazhduan deri në mëngjes dhe nuk dihej nëse sistemi i FIFA-s ka pranuar dokumentacionin në kohë.

Nani dhe Ronaldo sipas Record ishin të bindur se Coentrao do të kalonte në Old Trafford, teksa ishte duartrokitur dhe uruar kalimi i anësorit portugez te United. Gëzimi zgjati deri në momëntin që Coentraoi pranoi një telefonatë nga agjenti i tij, se transferimi kishte dështuar. I shokuar nga këto zhvillime, Coentrao u ul në tokë dhe filloi të qante, duke e ditur se ka mbetur lojtar i Real Madridit.