United 'cmendet' per Cavanin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manchester United si duket nuk e ka ndërmend të qëndroj duar kryq, por të bëjë super ofertë në drejtim të Parisit për sulmuesin Edinson Cavani.
‘Djajtë e Kuq’ janë të dëshpëruar me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao dhe tani kërkojnë që në ‘Old Traford’ të transferojnë uruguaianin Edinson Cavani.
Sipas mediave angleze, drejtuesit e United janë të gatshëm që t’i ofrojnë pagën javore prej 220 mijë paundve në javë sulmuesit të rrezikshëm për ta bindur që të transferohet në ishull. Ish-anëtari i Palermos dhe Napolit nuk po ndihet mirë në ‘Parc de Prince’ dhe një ofertë prej 45 milionë do ta bindë kampionin francez ta lirojë Cavanin t’i bashkohet skuadrës anglez, Manchester United.