Magani: Te denuar te kualifikohemi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Para sfidës me Apoloninë trajneri i Tiranës, Gugash Magani ka urdhëruar skuadrën e tij se pranon kualifikimin në Kupën e Shqipërisë dhe jo justifikime.
"Rezultati i ndeshjes së parë na detyron të kërkojmë me çdo kusht fitoren për t'u kualifikuar. Apolonia është një skuadër e rrezikshme dhe që luan futboll, por ne nuk kemi alternativë tjetër veç fitores. Loja jonë do të ketë theks të theksuar sulmues, pra do të luajmë me shumë lojtarë të avancuar. Por nga ana tjetër nuk duhet të prishim ekuilibrat në fazën mbrojtëse. Kushdo që do të zbresë në fushë duhet ta ketë parasysh këtë fakt. Lajmi i mirë është fakti që na rikthehet Ervin Bulku, i cili do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, ndërsa lajmi i keq është mungesa e Ndikumanës. Por ne nuk mund të kemi asnjë justifikim, pasi kemi lojtarë të tjerë të aftë për të marrë fitoren në Fier."