Ujkani ne palester: Kthehem shpejt
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fytyra pak e ënjtur, një sy i nxirë dhe goja e “kyçur” nga aparati që i mban të bashkuar kockën e nofullës janë shenjat më të dukshme të Samir Ujkanit. Portieri shqiptar është ngritur në këmbë dhe tani pret të nisë stërvitjen. “Në fakt, jam ngritur në këmbë sapo dola nga spitali dhe po pres me padurim që të rinis vrapimet për t’u kthyer në fushë”, - nënvijëzoi “gardiani” kuqezi, që vetëm 10 ditë më parë pësoi dëmtimin e frikshëm në përplasjen me shokun e tij të skuadrës, Morganela.
Ujkani u paraqit në qendrën stërvitore të Novarës: “Erdha të përshëndes shokët dhe për t’u treguar se, pavarësisht dëmtimit i qëndroj pranë skuadrës. Stërvitja? Tani po nis stërvitjen në palestër, kam punuar me këmbët. Në fakt, mund t’i bëj të gjitha ushtrimet me pjesën e poshtme të trupit dhe mundohem të ruaj formën, pasi duhet të rikthehem sa më shpejt. Shumë shpejt do të notoj edhe në pishinë. Më parë po mendoj të shërohem plotësisht, ndërsa më pas do të shohim sa kohë do të më nevojitet për rikuperimin e plotë”.