Aldo Bumçi: Elis Guri iku me Bullgarine sepse u liberalizuan vizat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ministri i Sporteve, Aldo Bumçi, ishte thirrur për të raportuar në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit. Deputetët kërkonin të dëgjonin nga ai se çfarë është bërë me investimet në sporte. Bumçi foli për investimet në sport. “Projekti më i rëndësishëm është rindërtimi i stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Qeveria ka vendosur një fond prej 300 milionë lekësh të reja.” Një projekt tjetër është ndërtimi i një fshati turistik aty ku ndodhej kompleksi “Dinamo”. Projekti është gati dhe priten vetëm donatorët. Gjithashtu do të rikonstruktohet Pallati i Sportit “Asllan Rusi”,” tha Bumçi.
Por kur u pyet për çështjen e largimit të Elis Gurit, mundësit shqiptar, i cili mori pak kohë më parë medaljen e artë me Bullgarinë, Bumçi tha se ai u largua për shkak se tani janë liberalizuar vizat.
“Një sportist si Elis Guri i vjen Shqipërisë 1 herë në 100 vjet kurse ju thoni se me liberalizimin e vizave mund të ikë kushdo. Sportistë të tillë do të largohen gjithmonë nëse bëjnë llogari të thjeshta. Këtu mungojnë pagesat dhe shpërblimet për ta”, u shpreh deputeti socialist Fidel Ylli.