e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ujkani humbet besimin, mund ta shese te Kievo

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ujkani humbet besimin, mund ta shese te Kievo
Portieri Samir Ujkani vazhdon të mos bindë ambientin palermitan dhe sipas mediave italiane, kjo gjë ka bërë që ai të përflitet në listën e largimeve të mundshme nga klubi sicilian gjatë merkatos së dimrit. Gafa e tij e fundit në radhë kohore, në bashkëpunim me Munoz (nuk arrti të zotëronte topin edhe për shkak të përplasjes me lojtarin në fjalë), i dhuroi Udinezes barazimin në minutën e 90 të ndeshjes së të shtunës në Serinë A.

Sikurse ka bërë të ditur portali “Calciomercato.it”, drejtuesit e Palermos janë shumë të interesuar për afrimin e Stefano Sorrentinos nga Kievo. Por klubi veronez nuk duket shumë i hapur për një shkëmbim të numrave një me sicilianët. Gjithsesi duhet pritur për të mësuar më shumë rreth këtij shkëmbimi. Ndërkohë, Ujkani është përzgjedhur mes të dështuarve të javës së 17 të Serisë A.