Ujkani: Zamparini me ka ftuar te Palermo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka ftuar Samir Ujkanin që të rikthehet në skuadër. Portieri vushtrrias ka pranuar se sezonin e ri, sipas të gjitha gjasave, do të mbrojë ngjyrat e klubit nga ‘Renzo Barbera’, ku synon të tregojë vlerat e tij. Edhe pse skuadra e Novarës ka rënë në Serie B, Samir Ujkani, sezonin e ardhshëm pritet që sërish të jetë pjesë e elitës së futbollit Italian.
Drejtuesit e ekipit sicilian, të cilët viteve të fundit kanë ndërruar disa portierë, tashmë kanë shprehur gatishmërinë që ta rikthejnë në skuadër lojtarin kuqezi. “Maurizio Zamparini më ka telefonuar edhe më ka ftuar që të kthehem në Palermo. Por pa e ditur se kush do të emërohet trajner i ri i ekipit, unë nuk mund të them asgjë. Mirëpo besoj që 90 për qind do të rikthehem te Palermo”, ka deklaruar 23-vjeçari. Skuadra e Novarës dhe ajo e Palermos janë bashkëpronare të kartonit të 23-vjeçarit. Por ekipi nga “Renzo Barbera” ka mundësinë ta bëjë të vetin gardianin për 2 milionë euro. Ujkani, në vitin 2009 ishte huazuar nga Palermo te Novara, e cila në atë kohë garonte në Serie C. Pa dyshim që kosovari ishte ndër lojtarët kyç që kjo skuadër për dy sezone arriri të ngjitet në Serie A.
Por ish-portieri i klubit belg, Anderleht, nuk pati edhe aq fat në Serie A, pasi pësoi disa dëmtime, të cilat e lanë jashtë fushës disa muaj. Megjithatë, Ujkani synon të jetë edhe më i fortë në sezonin e ardhshëm. “Edhe jam, edhe nuk jam i kënaqur me këtë sezon. Rezultatet e ekipit nuk kanë qenë të mira dhe kam pasur shumë dëmtime. Por në ndeshjet që kam luajtur kam provuar ta jap maksimumin. Tani po punoj që të rikthehem në formën time më të mirë”, përfundoi Ujkani.