e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Golin e Muntarit futeni në b….' (FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Golin e Muntarit futeni në b….' (FOTO)
Goli fantazëm i Muntarit në ndeshjen Milan-Juventus vazhdon që të ngjallë polemika. Mesfushori juventin, Emanuele Xhiakerini, gjatë festës së fitimit të titullit nga ana e Juventusit, ka provokuar kuqezinjtë e Milanit, me një pankartë që ka pasur të bënte pikërisht me golin e Muntarit. “Golin e Muntarit futeni në b….” shkruhej në pankartën që e kishin shkruar disa tifozë juventinë dhe që ia kanë dhënë Xhiakerinit për ta ekspozuar.

Të njëtën gjë kishte shkruar edhe milanisti Ambrozini në vitin 2007, për kushërinjtë e Interit. Atë viti Interi fitoi titullin kampion, por Milani triumfoi në Ligën e Kampioneve dhe Ambrozin mbante një pankartë, ku shkruhej “Titullin futeni në b….”. Ndërsa po të dielë, Karlos Tevez, sulmuesi i Mançester Sitit, mbante një pankartë, ku shkruhej “R.I.P Ferguson- U prehsh në paqe Ferguson”.