UEFA heton kater skuadra europiane
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Anglezët e Liverpulit do të jenë një prej klubeve evropiane të futbollit që do të hetohen nga UEFA për shkelje të rregullave të “feir-plei-t” financiar. “Daily Mail” raporton se, organi më i lartë i futbollit evropian pritet të nisë hetimet, ku pjesë do të jenë edhe skuadrat italiane të Interit dhe Romës, si dhe francezët e Monakos.
Në sezonin e kaluar këto skuadra që do të hetohen nga UEFA, nuk morën pjesë në garat evropiane. UEFA ka kërkuar informacion për skuadrat evropiane, pavarësisht se kanë dhënë llogari në këtë institucion në lidhje me shpenzimet dhe “feir-plein”. Për ekipet e lartpërmendura, pritet që të mos ketë asnjë sanksion financiar në gjatë kësaj faze.