U19/ Shqipëria triumfon ndaj Maltës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka barazuar dje pa gola kundër Maltës, në ndeshjen e vlefshme për turneun "Roma Caput Mundi". Takimi është zhvilluar të hënën në kryeqytetin italian, në orën 15:00.
Pas përfundimit në barazim pa gola, sipas rregullores së aktivitetit, janë gjuajtur penalltitë, të cilat vlejnë për të përcaktuar fituesit. Shqipëria U-19 ka fituar me rezultatin 7-6 pas goditjeve të penalltive.
Në këtë turne të rinjtë kuqezi, të drejtuar nga Arjan Bellai, janë në grupin B, së bashku me Uellsin dhe Maltën. Kuqezinjtë do të luajnë edhe dy ndeshje të tjera, pasi përveç Uellsit, do të përballen edhe me një skuadër që përfaqëson grupmoshat e Lacios