e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

U dënua për pedofili/ Xhonson fillon punë në qeli, ja sa paguhet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
U dënua për pedofili/ Xhonson fillon punë në qeli, ja sa paguhet

Pas dënimit me 6 vite burg për pedofili, ish-futbollisti i Kombëtares angleze dhe i Mançester Sitit, Adam Xhonson, ka filluar punë në qeli.

14.0.635855077-119-kBlH-U150147401592JXD-620x349@Gazzetta-Web_articoloMediat britanike shkruajnë se për momentin ai ndodhet në burgun e Leeds-it, por pritet të transferohet në një tjetër burg për shkak se aty ka shumë të dënuar që kanë qenë tifozë me skuadrat kundërshtare që ia ka luajtur para se të dënohej për dhunë seksuale ndaj një 15-vjeçareje.

"Daily Star" shkruan se Xhonson ka filluar punë në qeli. I merret me këshillime se si të burgosurit të mbajnë trupin në formë dhe u shpërndanë pije atyre.

Paga e tij thuhet se është rreth 13 euro në javë, shumë larg rrogës që merrte kur luante për Sitin për 100 mijë sterlina në javë.